LAJMI I FUNDIT:

Shpërndahen nga ajri vaksina kundër tërbimit të kafshëve të egra

Shpërndahen nga ajri vaksina kundër tërbimit të kafshëve të egra

Autoriteti i Aviacionit Civil (ACC), njofton të gjithë qytetarët se gjatë ditëve në vijim në territorin e Kosovës, do të zhvillohet fushata e vaksinimit të kafshëve të egra kundër tërbimit.

“Kjo fushatë zhvillohet në tërë Ballkanin Perëndimor si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundjeje, prandaj do të ketë edhe fluturime të aeroplanëve afër zonave kufitare të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë të AAC të Kosovës.


Sipas AAC Kjo fushatë e mbështetur nga Bashkimi Evropian, do të zbatohet në procedurë moderne e cila garanton vaksinimin e sigurt të kafshëve të egra, kurse i gjithë procesi i shpërndarjes së vaksinimit do të realizohet përmes ajrit dhe në mënyrë të kontrolluar nëpër të gjitha zonat malore, duke përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore. /Telegrafi/