Ambasadori i Kosovës në Londër, Ilir Kapiti, banon në një rezidencë që buxhetit të shtetit i kushton 48 mijë e 230 euro e 88 centë në vit, apo rreth 4 mijë euro në muaj.
Kjo është vetëm njëra nga të dhënat mbi shpenzimet që bëhen për ambasadorin Kapiti, të ofruara nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas kërkesës që ka bërë Kallxo.com për qasje në dokumente publike.
Mesatarja mujore e qirasë për banim në Londër llogaritet rreth 1,500 – 1,600 paund apo rreth 1,753.19 euro. Sa më afër qendrës së Londrës, aq më e shtrenjtë bëhet qiraja.
Pos qirasë së rezidencës, ambasadorit Kapiti i paguhet edhe sigurimi shëndetësor.
Për vitin 2023, në emër të këtij sigurimi janë dhënë 3 mijë e 458 euro e 79 centë.
Për drekat zyrtare që janë shtruar nga ambasadori Kapiti dhe misioni diplomatik në Londër janë paguar 10 mijë e 727 euro e 84 centë, ndërsa për derivate janë paguar 3 mijë e 364 euro e 34 centë.
E vetëm për shfrytëzimin e telefonisë mobile për ambasadorin Kapiti janë paguar pak më shumë se 2 mijë euro.
Kapiti gjatë vitit 2023 ka marrë pagë mujore prej 4 mijë e 738 euro e 64 centë, ose gjithsej pagë vjetore 56 mijë 863 euro e 68 centë.
Në fund të vitit 2023, për një person të vetëm kostoja mesatare e jetesës në Londër është llogaritur mbi 3,644 paund ose 4 mijë e 300 euro në muaj. Ndërkaq, kostoja mesatare vjetore e jetesës në Londër për një person që jeton i vetëm është 43,728 paund ose rreth 51 mijë 160 euro në vit.
Ambasadorët e Kosovës, përpos pagës përfitojnë përqindje shtesë të përcaktuara me Rregulloren për kompensime. Përmes kësaj rregulloreje përfaqësuesi diplomatik kompensohet për shpenzimet e fëmijëve nën moshën 18-vjeçare. Për fëmijën e parë llogaritet shtesa prej 10 për qind e pagës mujore; për fëmijën e dytë, 8 për qind; për fëmijën e tretë, 6 për qind, kurse për katër e më shumë fëmijë llogaritet shtesa prej 5 për qind e pagës mujore.
Në vitin e kaluar, Kosova kishte blerë një objekt për ambasadë në Londër në vlerë prej 6.5 milionë funtesh (7.4 milionë euro). Ky objekt që gjendet në “Hyde Park”, dikur ka qenë në pronësi të komedianit Spike Milligan.
Prona e artit dhe artizanatit në Baysëater është blerë nga Kosova pas një marrëveshje të dakorduar nga ambasadori i vendit, Ilir Kapiti. Ambasada e Kosovës aktualisht ndodhet në rrugën “John Street” në Holborn.
Rezidenca, e cila është ndërtuar në vitet 1890, ka një sërë dhomash të mëdha, tavane të larta dhe dritare të larta dhe ndodhet në një nga zonat më të kërkuara të ambasadave.
Stafi i ambasadës kosovare synon të zhvendoset në këtë ndërtesë pasi të përfundojnë renovimet në të.
Mbretëria e Bashkuar është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me këtë shtet është arritur me 18 shkurt 2008. Më 5 mars 2008, Mbretëria e Bashkuar ka hapur Ambasadën në Kosovë, ndërsa me 1 tetor 2008 Kosova ka hapur Ambasadën në Londër. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti viziton Komunën e Kamenicës dhe ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga komuniteti serb
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin
Vrasja e policit të Fier, RENEA rrethon zonën, identifikohet autori
Vrasja e efektivit të "Shqiponjave" në Fier, jepet shpërblim 30 mijë euro për kapjen e autorit
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron