LAJMI I FUNDIT:

Shpend Ahmeti: Zhvendosja e nxënësve të gjimnazit “Ahmet Gashi” do të bëhet menjëherë

Shpend Ahmeti: Zhvendosja e nxënësve të gjimnazit “Ahmet Gashi” do të bëhet menjëherë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar që zhvendosja e nxënësve të shkollës “Ahmet Gashi” të bëhet menjëherë.

Ahmeti ka thënë se objekti nuk i plotëson kushtet teknike, statike e seizmike për vazhdimin e mësimit aty dhe se paraqet rrezik potencial për shembje, marrë parasysh se ka dëmtime të thella në shtyllat mbajtëse dhe themelet e shkollës.


“Nuk bëjmë kompromise me sigurinë e jetës së fëmijëve tanë”, ka shkruar Ahmeti.

Protestojnë nxënësit e gjimnazit "Ahmet Gashi" në Prishtinë, kundërshtojnë mbylljen e tij
Lexo po ashtu Protestojnë nxënësit e gjimnazit "Ahmet Gashi" në Prishtinë, kundërshtojnë mbylljen e tij

Postimi i plotë:

Pas raportimit të mediave për ngjarjet e djeshme lidhur me gjimnazin “Ahmet Gashi”, për hir të korrektësisë po ju informoj për të gjitha veprimet që janë marrë nga ana e Komunës së Prishtinës lidhur me këtë temë.

Vendimi për dislokimin e përkohshëm të nxënësve është marrë në muajin qershor, mbi raportin e vlerësimit të stabilitetit të ndërtesës, i cili tregon se objekti nuk i plotëson kushtet teknike, statike e seizmike për vazhdimin e mësimit aty dhe se paraqet rrezik potencial për shembje, marrë parasysh se ka dëmtime të thella në shtyllat mbajtëse dhe themelet e shkollës.

Paraprakisht është organizuar takimi me tre drejtorët e shkollave “Ahmet Gashi”, “Emin Duraku” e “Sami Frashëri” në mënyrë që të krijohen dhe koordinohen kushtet për punë pa pengesa, për nxënësit dhe mësimdhënësit. Në atë takim, të gjithë janë dakorduar që dislokimi i nxënësve të fillojë me 2 shtator 2019.

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të shkollës, me datën 17 korrik, është diskutuar vendimi i Komunës për dislokim, dhe informata është përcjellë tek të gjithë pjesëmarrësit.

Përkundër pretendimeve se askush nuk është takuar me protestuesit, dje, pas protestës para ndërtesës së Komunës, bashkë me drejtoreshën Shpresa Shala, takova edhe përfaqësuesit e nxënësve, mësimdhënësve dhe drejtorin e gjimnazit ”Ahmet Gashi”. Në takim diskutuam dhe sqaruam situatën e krijuar. Poashtu, u dakorduam, se do të bëhet rivlerësimi i stabilitetit të objektit, I cili do të ndihmojë të vendoset nëse objekti ka nevojë për renovim të terësishëm apo rindertim nga e para.

Për më tepër, Drejtoresha e Arsimit Shpresa Shala mbajti konferencë para të gjitha mediave, të cilat për fat të keq, nuk arritën të e raportojnë dhe informojnë drejt dhe qartë këtë temë, duke i dhënë një kahje krejtësisht të gabueshme në publik.

Përfundimisht, zhvendosja e nxënësve bëhet menjëherë.

Nuk bëjmë kompromise me sigurinë e jetës së fëmijëve tanë! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori