Arkat dhe kutitë prej druri mund t’i transformoni në copëza mobiliesh kreative. Nëse keni menduar të blini një raft të ri, një tavolinë, tabure apo dollap këpucësh, shikoni përreth, ndoshta mund t’i bëni vetë. Mjafton të mblidhni arka për fruta dhe perime

Ju sjellim ide kreative dhe praktike, frymëzohuni, eksperimentoni, argëtohuni dhe krijoni mobilie unike me të cilat jo vetëm do ta freskoni shtëpinë apo kopshtin tuaj, por do t’i jepni edhe një shije të veçantë.


Pyesni shitësit në dyqanin e perimeve apo në treg që t’jua lënë arkat pas shitjes së produkteve. Mund t’i blini gjithashtu në dyqane të specializuara ose në depo me çmime shumë të favorshme.

Arkat e vjetra mund të përdoren në shumë mënyra. Por, para se të nisni punën kreative, pastroni mirë arkat, lyejini me llak mbrojtës për dru dhe më pas ngjyrosini me ngjyrën që dëshironi.

Në varësi të asaj që doni të krijoni, mund t’ju duhen edhe elementë shtesë si rrota, këmbëza, tekstil, sfungjer, litar… Edhe ato mund t’i ricikloni nga mobiliet e vjetra, gjë që i jep pjesës së re një sharmë të veçantë, transmeton Telegrafi.

1. Dollap për këpucë

2. Tavolinë ndihmëse

3. Tabure

4. Tavolinë qendrore

5. Tavolinë e vogël me rrota

6. Raft për ballkon

7. Raft për libra

8. Komodinë pranë shtratit

9. Raft muri i hapur

/Telegrafi/