LAJMI I FUNDIT:

Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve varet nga PZAP

Shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve varet nga PZAP

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) aktualisht janë duke u rinumëruar votat e katër vendvotimeve, për të cilat ka marrë vendim dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sipas këtyre të fundit ky proces do të përfundojë për dy orë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se mbrëmë pas mesnatës janë numëruar të gjitha votat me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.


“Ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta të cilat kanë qenë të planifikuara të numërohen këtu në QNR. Rezultati i këtyre votave është pasqyruar në tabelën që është këtu në QNR”, ka thënë Elezi, raporton KP.

Sipas tij, KQZ tashmë varet nga vendimmarrja e një institucioni tjetër, e që në fakt mund të ndikojë në shpalljen e rezultateve përfundimtare.

“Sipas vendimit, PZAP duhet të rivendos lidhur me çështjen në fjalë. KQZ-ja do të pret vendimmarrjen e këtij institucioni dhe sigurisht se sikurse në të kaluarën do të veprojë në përputhje me vendimin e tij. Se a do të ketë ndikim në kohëzgjatjen e shpalljes së rezultateve përfundimtare, sigurisht se tashmë nuk është në dorën e KQZ-së kjo gjë, pasi varemi nga vendimmarrja e një institucioni tjetër. Do të presim vendimin për të proceduar më tej”, ka shtuar Elezi.

Përndryshe, në QNR janë rinumëruar votat e mbi 850 vendvotimeve./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori