LAJMI I FUNDIT:

Shpallet aktgjykimi ndaj 5 të akuzuarve për vepra terroriste

Shpallet aktgjykimi ndaj 5 të akuzuarve për vepra terroriste

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale ndaj të akuzuarve B.L, G.H, M.H, E.L të cilët në bashkëkryerje me të akuzuarin B.I i cili gjendet në arrati, kanë kryer veprën penale bashkëkryerje, shtytja për kryerjen e veprave terroriste në tentativë dhe ndaj të akuzuarit F.M i cili ka kryer veprën penale ndihma në kryerje e veprës penale shtytja për kryerjen e veprave terroriste në tentativë.

I akuzuari B.L është shpallur fajtor dhe është dënuar me burg në kohëzgjatje prej katër vite e gjashtë (6) muaj, të akuzuarit G.H, M.H dhe E.L janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me burg në kohëzgjatje prej tri vite e gjashtë muaj.

Ndërsa, i akuzuari F.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me burg në kohëzgjatje prej tri vite.


Gjykata paraprakisht ka gjetur se të akuzuarit në bashkëkryerje edhe me të akuzuarin B.I i cili gjendet në arrati, me qëllim të frikësimit serioz të popullsisë, pas marrëveshjes paraprake, kishin përgatitur veprën penale terroriste ashtu që me datë 10.07.2015 rreth orës 23.30 në afërsi të liqenit të Badovcit, që me ikonografinë e territorit të organizatës terroriste ISIS kishin pasur qëllim të incizojnë një video propaganduese dhe që të lexojnë betimin ndaj udhëheqësit të kësaj organizate terroriste dhe që të bëjnë publikimin e kësaj video në internet, për ta dëshmuar para botës shtrirjen e të ashtuquajturit ”Shteti islamik”, në Republikën e Kosovës.

Koha e kaluar në paraburgim për të gjithë të akuzuarit nga data 11.07.2015 e tutje do t’iu llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim, andaj është vazhduar masa e paraburgimit ndaj të akuzuarve deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Ndryshe, rasti është kthyer në rigjykim një vit më parë nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori