LAJMI I FUNDIT:

Shpallen rezultatet e testimit ekstern të afatit të qershorit në Maqedoni

Shpallen rezultatet e testimit ekstern të afatit të qershorit në Maqedoni
Foto: Ilustrim

Qendra e provimit shtetëror (QPSH) njofton se nota mesatare e testimeve eksterne të maturës shtetërore, për vitin 2016/2017, në qershor është 3.39, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rezultatet do të shpallen edhe në shkollat e vendit, si edhe në mënyrë elektronike në këtë vegëz.


Vlerësimi përfundimtar do të bëhet pas kalimit të afatit për ankesa, që zgjatë nga 6 e deri më 10 korrik, dero ira 15:00. Në testimin e qershorit u paraqitën 16.426 nxënës./Telegrafi/