LAJMI I FUNDIT:

Shpallen fituesit e konkursit kombëtar për Novelat Grafike

Shpallen fituesit e konkursit kombëtar për Novelat Grafike

Konkursi Kombëtar ‘Legjendat Shqiptare në Novelat Grafike’ shpalli një ditë më parë fituesit. Veç mbështetjes së Ministrisë së Kulturës si organizatore e këtij konkursi, edicioni i katërt u zhvillua për herë të parë në bashkëpunim me Ambasadën franceze në Tiranë.

Çmimin e parë të konkursit e fitoi Henri Dimo, të dytin Vilson Haxhiraj dhe të tretin Monika Dika. Për të tre fituesit, krahas shpërblimit financiar do të ketë edhe botim të punimeve të tyre nga Ministria e Kulturës, në gjuhën shqipe dhe në gjuhën frënge.
Krahas tre çmimeve të para, juria bëri një përjashtim duke dhëne edhe dy çmime të tjera alternative, nisur nga punimet shumë të mira që kishin mbërritur në konkurrim.


Në përbërje të jurisë që vlerësoi punimet e 42 pjesëmarrësve në këtë edicion, ishin: Pierre Lungheretti – drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Librit Vizatimor të Angouleme, Francë; Cedric Fortier – ilustrator pranë kësaj qendre; Merita Selimi – pedagoge në Universitetin e Arteve, Fakulteti i Arteve të Bukura.

Të gjitha punimet e konkursit janë ekspozuar në Hollin e arTurbinës. /Tema/