LAJMI I FUNDIT:

Shoqëria civile: Punësimet politike, dëshmi se shteti është i kapur

Shoqëria civile: Punësimet politike, dëshmi se shteti është i kapur

Avazi i vjetër i punësimeve politike në Kosovë po vazhdon në masë të madhe.Kjo është edhe një dëshmi më shumë se shteti është i kapur nga politika. Kështu thanë për Telegrafin, Arton Demhasaj nga organizata ÇOHU dhe drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli – Nimani.

Demhasaj thotë se partitë politike po i punësojnë militantët e tyre partiakë, jo vetëm në pozita të larta, por edhe në ato të ulëta.

Sipas tij, ky është një fenomen negativ ndaj të cilit për vite me radhë Bashkimi Evropian (BE) ka kërkuar në raportin e tij të bëhet depolitizimi i administratës publike.

Demhasaj deklaroi se jo vetëm që nuk po plotësohet kriteri që ka kërkuar BE-ja, por është dhe një përkeqësim i situatës në vend.

“Po shihet një numër shumë i madh i të punësuarve që janë militantë partiakë edhe shpeshherë edhe në punësimet e familjarëve të pushtetarëve. Ky është një fenomen negativ, pasi e dimë që në raportin  e progresit të Bashkimit Evropian (BE), qe sa vite rresht është duke u përsëritur kërkesa e tyre që duhet të fillohet me depolitizimin e administratës publike. Kjo jo vetëm që nuk po ndodh, por në një mënyrë po vazhdon në masë akoma më të madhe avazi i punësimeve politike që po ndikon ende më shumë në politizim të administratës”, ka thënë ai.

Siç tha ai, nuk ka vullnet politik për t’u ndalë ky fenomen i cili është duke vazhduar si edhe në qeverisjet e kaluara.

Edhe drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli – Nimani thekson se këto punësime janë dëshmi se ky shtet është i kapur nga politika.

“Fatkeqësisht këto punësime të cilat janë bërë pa asnjë kriter dhe me favorizime politike kanë shkelur edhe Kushtetutën e vendit, konkretisht nenin 24, i cili flet për parandalimin e çfarëdo forme të diskriminimit, pa përmendur këtu edhe shumë ligjet tjera që janë shkelur në rastin e këtyre punësimeve”, u shpreh ajo.

Arsyetimi i kësaj qeverie se ‘qeveritë e kaluara kanë punësuar më shumë militantë se kjo aktuale’, sipas saj, ta krijon përshtypjen se partitë politike janë në një garë ‘cila po punëson më shumë’, në vend që të jetë krejtësisht e kundërta.

Demolli-Nimani konsideron se këto punësime do të kenë një rezultat “zbrazjen e Kosovës nga të rinjtë”.

“Këto punësime pa merita dhe me favorizime politike si rezultat përfundimtar do ta kenë zbrazjen e Kosovës nga të rinjtë të cilët nuk janë numër i vogël që përmes vizave të punës po largohen nga Kosova. Siç e dini kemi një kabinet qeveritar me mbi 100 persona – ndër ta edhe disa koordinatorë dhe siç duket së shpejti do të kemi edhe këshilltarë politikë për rajone të caktuara të Kosovës, gjë që është e tepërt. FOL ka bërë monitorimin e planit vjetor të punës së Qeverisë dhe përkundër kësaj ‘armate’ me njerëz, kjo qeveri ka realizuar vetëm 64 % të aktiviteteve të parapara, pra puna dhe rezultatet po mungojnë”, vlerësoi drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli – Nimani.

Ndryshe, mediat ditëve të fundit kanë raportuar për raste të shumta të punësimit të familjarëve të krerëve shtetërorë dhe politikanëve në institucione shtetërore dhe në ndërmarrjet publike, e sidomos në Telekom./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori