Instituti Colombus, Organizata Çohu, Instituti i Kosovës për Drejtësi, Lëvizja FOL dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) përmes nje deklarate kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë lidhur me mbarëvajtjen e fazës së parë të provimit të noterisë.
Për më tepër këto organizata e konsiderojnë skandaloz faktin që një numër i madh i kandidatëve të cilët kanë kaluar fazën e parë të procesit përzgjedhës për noter, fazën e testimit me shkrim, janë në lidhje të drejtpërdrejtë familjare, politike e miqësore me anëtarët e komisionit dhe partinë politike që menaxhon me Ministrinë e Drejtësisë.
“Një gjetje e tillë konfirmon edhe njëherë masën e keqpërdorimit të pushtetit publik, privatizimin e ligjit dhe konfirmojnë arsyet se pse qytetarët vazhdojnë ta humbasin besimin në institucionet publike dhe shpresën për të ardhme më të mirë në vendin e tyre”, thuhet në deklaratë.
Organizatat në fjalë konsiderojnë që çdo proces, përfshirë këtë të fundit, i cili përcillet me gjetje të tilla dhe që sipas tyre është dukshëm në shkelje flagrante të ligjit për konflikt interesi dhe parimit të meritokracisë ndikon në shlyerjen e standardit që duhet ndërtuar për të siguruar një sistem të mirëfilltë të noterisë publike që është profesional, i pavarur dhe garanton për shtetin e së drejtës dhe lirisë kontraktuale.
“Lejimi që një praktike e tillë të shndërrohet në normalitet mbetet e rrezikshme dhe humbet besimin që pushteti publik i cili është besuar noterëve do të ushtrohet në mënyrë profesionale. Për ne mbetet e papranueshme që nepotizmi, lidhjet shoqërore, miqësore dhe politike të shndërrohen në standarde të cilat janë të domosdoshme për të qenë të suksesshëm në këtë proces përzgjedhës”, vijon deklarata.
Këto organizatat kërkojnë nga Ministria e Drejtësisë që këtë proces ta kthejë në pikën zero ndërsa procesi i ri për përzgjedhjen e kandidatëve të monitorohet nga institucionet ndërkombëtare dhe Organizatat e Shoqërisë Civile. Sipas tyre, kjo do të garantonte transparencë me të madhe në këtë proces, barazi për kandidatët e dhe meritorkraci për secilin aplikant.
“Ministria e Drejtësisë duhet ta kthejë tërë procesin në pikën zero dhe duhet të garantojë që procesi i ri dhe përzgjedhja e noterëve, të jetë në përputhshmëri me parimet bazë të cilat do të garantonin profesionalizëm, barazi, transparencë dhe meritokraci për secilin kandidat. Reformat në sistemin e drejtësisë dhe sektorin e sundimit të ligjit në përgjithësi nuk mund të shihen të ndara nga këto fenomene abuzive dhe si të tilla mbeten në përgjegjësinë direkte të ministrit që të garantojë që ky proces të rikthehet në margjina të pranueshmërisë”, përfundon deklarata./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel