LAJMI I FUNDIT:

Shoqëria civile kundërshton propozimin e Dakës për heqjen e balotazhit

Shoqëria civile kundërshton propozimin e Dakës për heqjen e balotazhit

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka, ditë më parë ka thënë se në të ardhmen duhet të mendohet të bëhen ndryshime në Ligjin për zgjedhjet, në mënyrë që të eliminohet balotazhi.

Daka ka thënë se balotazhi i jep mundësinë partive politike që të bëjnë pazare rreth komunave dhe është humbje kohe e kosto e lartë. Mirëpo, në lidhje me këtë nuk pajtohen përfaqësuesit e shoqërisë civile.


Drejtori ekzekutiv i D4D, Shpend Emini, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se çdo tendencë për heqjen balotazhit, do të mbyste garën demokratike.

Sipas tij, e vtemja punë e KQZ-së është të administrojë dhe organizojë zgjedhjet.

“E kuptojmë sfidën dhe punën e KQZ-së, që në periudha të shkurta të organizojnë dy palë zgjedhje, por kjo nuk i jep të drejtë askujt që të kërkojë heqjen e balotazhit ose raundit të dytë të zgjedhjeve. KQZ është institucioni kryesor i organizimit të zgjedhjeve, dhe nuk ka punë tjetër pos të administrojë dhe organizojë zgjedhjet. Neni 9, pika 9.6 e ligjit për zgjedhjet lokale, e përcakton qartazi se në cilat raste shkohet në raundin e dytë të zgjedhjeve, dhe është një prej neneve që garanton dhe ruan integritetin e zgjedhjeve demokratike. Çdo tendencë për heqjen balotazhit, do të mbyste garën demokratike duke kufizuar numrin e kandidateve që do garonin për zgjedhjet lokale, duke e mohuar kështu edhe mundësinë që qytetaret të kenë më shumë zgjidhje”, ka thënë Emini.

Daka: Të hiqet balotazhi për kryetar komunash (Video)
Lexo po ashtu Daka: Të hiqet balotazhi për kryetar komunash (Video)

Gjithashtu, Emini u shpreh se KQZ-ja, është dashur të bëjë thirrje që të mbështesë reformën zgjedhore dhe të përmirësojë informimin e votuesve.

“KQZ duhet të shikojë mënyra të reja për procesin e numërimit të votave, duke dëshmuar vullnetin e institucionit për zgjedhje me integritet, sepse të vetmën punë që e ka KQZ, është organizimi dhe administrimi i zgjedhjeve”, ka shtuar Emini për Telegrafin.

Edhe Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim, në një prononcim për Telegrafin, u shpreh se nuk është në natyrën e trupave që merren me organizimin e zgjedhjeve (siç është KQZ-ja në rastin e Kosovës), të bëjnë propozime të tilla.

Sipas tij, propozimi i tillë nga KQZ-ja përbën konflikt të interesit

“Këto institucione zakonisht bëjnë propozime të cilat u nxjerrin më pak punë dhe janë më të lehta për tu zbatuar”, theksoi ai.

Ai tha se Kuvendi i Kosovës duhet të iniciojë debatin shoqëror për rishikimin e sistemit zgjedhor, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal pasi sipas tij ka shumë të meta.

“Propozimet për të eliminuar raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave fillimisht janë propozuar nga kryetari i LDK-së Mustafa, në takimet e Presidentit Thaçi për reformën zgjedhore.

“Megjithatë, nëse shtrohet për diskutim kjo temë dhe konstatohet nevoja se duhet zvogëluar shpenzimet e zgjedhjeve, konsideroj se më efikase do të ishte Votimi Alternativ. Me këtë metodë të votimit, zgjedhësit në vend që të votojnë vetëm për një kandidat, me këtë sistem mund t’i rendisin kandidatët sipas preferencës së tyre. Kjo në rast se kandidati që sipas zgjedhjes së tyre nuk merr numrin e mjaftueshëm të votave, shikohet se cili është kandidati i dytë më i preferuar. Kjo është një metodë e votimi ku votuesit qysh në raundin e parë votojnë edhe për të dytin, pa pasur nevojë që të organizohen dy palë zgjedhje. E meta e kësaj metode është se duhet të ketë edukim dhe informim më të mirë të votuesve si dhe duhet pasur komisionar shumë më të kualifikuar për të kryer numërimin”, tha Krasniqi për Telegrafin.

Krasniqi u shpreh se nuk e konsideron zgjidhje të duhur eliminimin e balotazhit.

“Mund të zgjedhen kryetarë të komunave të cilët nuk përfaqësojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve. Mund të ketë kryetarë të komunave që nuk e kanë shumicën në Kuvende Komunale nëse refuzojnë të ndajnë pushtetin me parti politike të tjera, e që zakonisht këtë e bëjnë kur të jenë duke garuar në balotazh pasi u duhet përkrahja për të fituar zgjedhjet”, përfundoi Krasniqi nga Demokracia në Veprim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori