LAJMI I FUNDIT:

Daka: Të hiqet balotazhi për kryetar komunash (Video)

Daka: Të hiqet balotazhi për kryetar komunash (Video)

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, Valdete Daka kërkon ndryshimin e Kodit Zgjedhor, në mënyrë që të eleminohet balotazhi.

“Personalisht konsideroj që balotazhi në fakt vetëm i jep mundësinë partive politike që të bëjnë pazare rreth Komunave dhe është një shtesë e kot e kostos së zgjedhjeve lokale, humbje e kohës, sepse na e vonon rezultatin zyrtar për më tepër se një muaj dhe natyrisht që i gjithe shteti paralizohet derisa të përfundojë dhe balotazhi. Për mua personalisht kishte qenë më e lehtë edhe të organizohet dhe të jetë më pak e kushtueshme të kemi vetem një raund të zgjedhjeve lokale, pra për komuna dhe ai që fiton shumicën, të bëhet kryetar”, tha  Daka për Top Channel.

Sipas Dakës, Reforma Zgjedhore duhet të nis menjëherë pas zgjedhjeve të 22 tetorit, për të cilat ajo nënvizon se janë marr të gjitha masat që të jenë tërësisht të rregullta dhe rezultatet paraprake të dalin brenda mesnatës.