Derisa Ministria e Drejtësisë është në pritje të opinionit për vettingun nga Komisioni i Venecias, shoqëria civile po kërkon që kjo ministri ta bind këtë komision se vetëm përmes vettingut, mund të këndellet sistemi i drejtësisë në Kosovë dhe se tani është koha e fundit për këtë proces.
Gjatë javës së ardhshme në Kosovë pritet të qëndrojnë për tri ditë me radhë raportues të Komisionit të Venecias, ku do të zhvillojnë takime me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe akterë të tjerë, ku temë diskutimi do të jetë procesi i vettingut.
Genc Nimoni, këshilltar në Ministrinë̈ e Drejtësisë, thotë se më 18,19 dhe 20 maj, Komisioni i Venecias do të vizitojnë Kosovën për të diskutuar për procesin e vettingut, kurse më 17 qershor do të lëshohet opinioni i këtij komisioni rreth procesit të vettingut në vendin tonë.
Ai shprehet se Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria e Kosovës e ka të qartë se si do ta vazhdojë rrugën e saj drejt këtij procesi.
“Kjo ka qenë prioritet i Ministrisë së Drejtësisë dhe vazhdon të jetë prioriteti procesi i vettingut. Javën që vije, më 18-19 dhe 20, Komisioni i Venecias do ta vizitoj Kosovën, raportuesit do ta vizitojnë Kosovën do të kenë takim me akterë të ndryshëm për procesin e vettingut dhe ne tashmë jemi në pritje të kësaj vizite, gjithashtu edhe të opinionit të Komisionit të Venecias, i cili do të lëshohet më 17 qershor dhe varësisht nga rekomandimet, ne edhe do të veprojmë tutje. Ne natyrisht në përputhje me opinionin, mirëpo ju e dini qartë se MD edhe Qeveria e Republikës së Kosovës, e ka të qartë se si do të vazhdoj tutje në kuptim të asaj se si e parasheh edhe koncept-dokumenti i votuar në Qeveri. Koncept-dokumenti rekomandon opsionin 5 dhe ne mbetemi ashtu derisa ta kemi edhe opinionin e Komisionit të Venecias”, theksoi ai.
Nimoni u shpreh se Komisioni i Venecias, është pro reformës në sistemin e drejtësisë, por janë të rezervuar për mënyrën e vettingut.
“Realisht prej asaj që thonë edhe vetë anëtarët e Komisionit, na është thënë që konstatohen disa probleme që ekzistojnë probleme faktike ata konstatojnë se ka korrupsion të pranishëm gjyqësor, pastaj konstatojnë që ka defekte të tjera ka mungesë efikasiteti të mekanizmave brenda KGJK dhe KPK dhe janë pro reformës, mirëpo janë të rezervuar sa i përket pjesës se a duhet një vetting të gjerë apo çfarë lloj vettingu. Mirëpo, konstatojnë reformën dhe ne nuk mund ta komentojmë ende pa pasur ende Komisionin e Venecias”, u shpreh Nimoni.
E shoqëria civile në Kosovë shprehen të bindur se reforma e thellë në sistemin e drejtësisë përmes procesit të vettingut, është rruga e vetëm për të arritur integritet moral dhe profesional për prokurorët dhe gjyqtarët kosovarë. Sipas tyre, procesi i vettingut mund të jetë i suksesshëm vetëm nëse bëhet me ndryshime kushtetuese.
Rreze Hoxha-Zhuja nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), thekson nevojën për vetting, pasi siç shprehet ajo mekanizmat aktual nuk kanë dhënë rezultate të kërkuara.
Sipas saj, çdo vonesë në aplikimin e këtij procesi po e paguajnë qytetarët e Kosovës.
“Ne konsiderojmë që nevoja për vetting është kruciale dhe vetëm vettingu si reformë mund të ishte reformë rrënjësore kjo nga që të gjitha reformat e deritanishme nuk kanë arritur të krijojnë rezultatet t kërkuara nga sistemi i drejtësisë. Këtë e themi për dështimin e themi pikërisht për dështimin e mekanizmave disiplinor dhe të performancës së gjyqtarëve dhe prokurorët të cilët nuk arrijnë të përmirësojnë sistemin përmes arritjes së mandatit të tyre….03’20 Ne konsiderojmë se çdo vonesë është çështje e cila do të paguhet nga populli i Kosovës nëse e shohim te aspekti ndërkombëtar Kosova ende nuk ka liberalizim të vizave, meqenëse thuhet se nuk po arrihet të luftohet krimi dhe korrupsioni e nëse janë shtetet e BE-së që po i kanë këto deklarata, atëherë si mund të thuhet se nuk jemi ende në kohën kur kemi nevojë për një vetting të tillë rrënjësor këto deklarata janë edhe kontradiktore së pari. Së dyti ne konsiderojmë se është koha e fundit për ta zhvilluar një reformë të tillë“, u shpreh ajo.
Kurse, Yll Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ndonëse vlerëson se vetëm me vetting mund të këndellet sistemi i drejtësisë në Kosovë, kërkon që Ministria e Drejtësisë ta bind Komisionin e Venecias për nevojën e kësaj reforme.
Zekaj thotë se krahas spektrit ndërkombëtar Qeveria e Kosovës, bashkë me MD-në, duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët edhe me partitë opozitare për ta quar përpara procesin e vettingut.
“Është i vetmi proces që mund ta këndell sistemin e drejtësisë së Kosovës, sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial dhe mund ta ngrit integritetin e këtij sistemi dhe besueshmërinë e qytetarëve pranë këtij sistemi. Duke pasur parasysh të gjitha gjetjet të cilat edhe raportet vendore por edhe ndërkombëtare kanë raport me sistemin e drejtësisë në Kosovë…..Tani i mbetet ministrisë së Drejtësisë që ta bind edhe Komisionin e Venecias edhe partnerët ndërkombëtar siç janë edhe zyra e BE-së por edhe ambasada amerikane dhe atë britanike dhe partnerët tjerë që kanë dështuar të gjitha mekanizmat e brendshëm dhe mekanizmat vetërregullues për ta këndellur këtë sistem dhe e vetmja alternativë e kemi procesin e vettingut…..Mbetet në dorën e ministrisë së Drejtësisë ta bind Komisionin e Venecias që është e vetmja alternativë dhe kjo duhet të shtyhet përpara. Gjithashtu MD dhe qeverisë në tërësi i takon që të gjej gjuhën e përbashkët edhe me faktorët tjerë politik, partitë opozitare që bashkarisht të jenë në drejtim të procesit të vettingut me qëllim që ky proces të vazhdoj me ndryshime kushtetues….Procesi i vettingut mund të shtyhet vetëm me ndryshime kushtetuese”, u shpreh Zekaj.
Në tetor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës e ka votuar koncept-dokumentin për vetting në sistemin e drejtësisë. E përgatitjet për këtë proces i cili është paraparë të bëhet me ndryshime kushtetuese pritet të zgjasin 5 vite.
Kujtojmë që në raportin e progresit për vitin 2021, është kundërshtuar procesi i vettingut në Kosovë. Sipas këtij raporti, fillimisht duhet të shteren të gjithë mekanizmat ekzistues për të siguruar integritet dhe për të luftuar korrupsionin e titullarëve të detyrave gjyqësore./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje