LAJMI I FUNDIT:

Shoqatat e gazetarëve dhe OJQ-të: “Jo” fushatave qeveritare nëpër media

Shoqatat e gazetarëve dhe OJQ-të: “Jo” fushatave qeveritare nëpër media

“Të mos keqpërdoret flamuri evropian në kuvend”

Shoqata profesioniste të gazetarëve dhe organizata qytetare nga sektori I mediave kategorikisht kundërshtojnë tentativat për rikthimin e sërishëm të reklamimit shtetëror nëpër media. Sipas tyre, ndryshimet e propozuara do të jenë të dëmshme për pluralizmin mediatik, pavarësinë e mediave dhe lirinë e gazetarëve.


Paralajmërojmë se vendosja e reklamimit shtetëror në mediat private në Maqedoninë e Veriut, do të thotë kthimi i praktikave klienteliste dhe korruptive nga e kaluara, me pasoja të dëmshme për pavarësinë e mediave dhe lirinë e shprehjes – percjell KlanM reagimin e Shoqatave profesioniste të gazetarëve dhe organizatave qytetare nga sektori I mediave.

Sipas tyre, me këtë sistem të shpërndarjes së parave publike vendosset korrupsioni sistematik në sektorin privat mediatik.

“Potencojmë se është zgjedhur mënyra e vetme joefikase dhe e papranueshme për përmirësimin e situatës në sferën mediatike dhe potencojmë se për përmirësimin e kësaj situate duhet një debat gjithëpërfshirës që të gjendet mënyra për të ndihmuar mediat, në drejtim të mbështetjes së produksionit programor dhe situatës socio-ekonomike të gazetarëve dhe punonjësve të mediave”, thuhet në reagimin e shoqatave të gazetarëve dhe organizatave civile.

Shoqatat profesioniste të gazetarëve dhe organizatat qytetare nga sektori I mediave, sic njofton KlanM, gjithashtu kanë shprehur shqetësime për mënyrën se si është keqpërdorur procedura parlamentare që të miratohen ndryshimet e Ligjit për Media, me procedurë të shkurtuar.

“Vlerësojmë se në këtë rast është i papranueshëm përdorimi i instrumentit “Flamuri Evropian”, për shkak se ndryshimet e propozuara nuk kanë lidhshmëri me reformat e domosdoshme që duhet të çojnë drejt harmonizimit të ligjeve mediatike në vendit me rregullativat e BE-së”, thuhet më tej në reagim.

Ndryshe, me votat e deputetëve të LSDM-së dhe OBRM-së, Kuvendi më 2 nëntor votoi nevojën për miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Shërbime Audio dhe Audiovizuele Mediatike, me procedurë të shkurtuar, me Flamur evropian, ku vendoset financimi i fushatave shtetërore nëpër televizone, me mjete të buxhetit shtetëror.

“Për” votuan 78 deputetë, kurse “kundër” ishin dy deputetët e “Levicës” dhe nuk kishte “të përmbajtur”.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori