Nga “Shoqata e Botuesve të Kosovës”, u bë ndarja e çmimeve të Panairit të sivjetmë të Librit në Prishtinë.

Shkrimtari i vitit shqiptar u shpall Fatos Kongoli për veprën Gënjeshtarë të vegjël”. Kurse, për shkrimtarin e huaj të vitit, çmimi iu nda Jacques Baudouinin për veprën “Lindja e Demokracisë”.

Çmimin e letërsisë për fëmijë e fitoi autorja Anila Kruti me veprën ”Flutura e Majit”. Ndërsa, çmimin për publicistikën e mori Mirela Oktrova me veprën “55 ditë”. Në kuadër të poezisë dhe prozës më të mirë, çmimet iu ndanë Ismail Sylës dhe Kim Mehmetit.