LAJMI I FUNDIT:

Shoqata ‘Bereqeti’ shpërndau 250 pako ushqimore për familjet në nevojë

Shoqata ‘Bereqeti’ shpërndau 250 pako ushqimore për familjet në nevojë

Shoqata bamirëse humanitare “Bereqeti”  në Prishtinë, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, ka shpërndarë sot 250 pako me gjëra ushqimore për familjet të cilat jetojnë në kushte të rënda ekonomike.

Shpërndarja e këtyre ndihmave u bë në xhaminë “Pavarësia”, në Prishtinë. Imami i kësaj xhamie, njëherësh koordinatori i kësaj shoqate për Prishtinë, Nexhmi Hoxha, deklaroi se këto ndihma janë nga një donator vendor, më konkretisht firma “Maqani”, transmeton Telegrafi.

Imami deklaroi se shoqata “Bereqeti”, sikurse edhe vitet tjera edhe në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit do të iu qëndrojë afër familjeve të cilat kanë nevojë.


“Është firma “Maqani” ajo e cila do të dhurojë 500 pako me ndihma. Fillimisht do të shpërndahen 250, ndërsa gjatë javëve në vazhdim edhe 250 të tjera. Edhe gjatë ditës së djeshme nga bashkatdhetarët tanë janë shpërndarë 100 pako. I falënderojmë të gjithë kontribuuesit, duke lutur Allahun xh.sh. që t’ua shtojë të mirat në këtë botë, e në botën tjetër t’i shpërblejë me xhenet,” deklaroi imami Hoxha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen 99.68 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.68 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

​Arrestohet një 62-vjeçar për vrasje në Skenderaj

Kronika e Zezë
Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Derisa po numërohen votat, reagon Abdixhiku: Po, LDK do ta arrijë rreth 20 për qind

Politikë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori