LAJMI I FUNDIT:

Shoku i ngushtë i 15-vjeçarit që u vra në Gramsh: Ishte djalë shembullor, ndërhyri për t’i ndarë

Shoku i ngushtë i 15-vjeçarit që u vra në Gramsh: Ishte djalë shembullor, ndërhyri për t’i ndarë

Dhimbja dhe pikëllimi ka kapluar nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini” në Gramsh, pasi një 15-vjeçar humbi jetën.

Shoku i ngushtë i viktimës rrëfen për Top Channel se 15-vjeçari ishte djalë shembullor dhe nuk shkaktonte sherre apo zënka. Tej mase i prekur, ai tregon se shoku i tij ndërhyri të shpërndante adoleshentët e tjerë që po ziheshin, por goditja me thikë ishte fatale për të.


“Nuk kishte ndonjë problem. Njihej si djalë i mirë, shembullor. Nuk merrej me sherre dhe me zënka. Shoqëroheshim shumë bashkë, pas sherrit unë ika në shtëpi nuk qëndrova. Nuk e kishte shprehur as te unë. Ai ndërhyri për të ndarë kushëririn dhe e plagosën me thikë”, shprehet shoku i ngushtë i 15-vjeçarit.

Shokët e klasës kanë vendosur lule dhe kanë ndezur qirinj në nder të kujtimit të 15-vjeçarit.

Vrasja tragjike e 15-vjeçarit në Gramsh, arrestohen katër të mitur
Lexo po ashtu Vrasja tragjike e 15-vjeçarit në Gramsh, arrestohen katër të mitur

Ndërkohë shkolla 9-vjeçare, “Asllan Shahini” në Gramsh, ka dalë me një njoftim zyrtar mëngjesin e sotëm duke shprehur ngushëllime për familjen e të miturit.

Si ndodhi ngjarja tragjike?

Gjashtë adoleshentët janë konfliktuar mes tyre në brendësi të një lagje, pranë shkollës “Asllan Shahini” në Gramsh, njëri prej tyre i pajisur me thikë dhe dorezë hekuri ka qëlluar për vdekje F.B 15 vjeç ndërsa është plagosur kushëriri i tij M.L.

Sipas dëshmive të mëtejshme në vendin e ngjarjes, vetëm dy kushërinjtë ishin nxënës të shkollës “Asllan Shahini”, katër fëmijët e tjerë ishin banues në fshatin Cërunjë. Pas konflikteve në rrjetet sociale ata kanë udhëtuar drejt Gramshit dhe i kanë pritur dy kushërinjtë derisa kanë mbaruar mësimin, për tu zënë pritë pak më tutje, në mënyrë që të mos dukeshin nga shkolla.

Në mes të lagjes dhe në mes të ditës duket se askush nuk ka ndërhyrë për të shuar konfliktin. Dëshmitarët thonë se konflikti ishte mes djemve të Cërrunjës dhe djalit të plagosur, ndërsa 15-vjeçari që gjeti vdekjen ka ndërhyrë të mbrojë kushëririn e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori