LAJMI I FUNDIT:

Shoku i Januzajt transferohet tek FC Shkupi (Foto)

Shoku i Januzajt transferohet tek FC Shkupi (Foto)

Lojtari që ka luajtur në akademinë e Manchester United së bashku me Adnan Januzajn është transferuar tek klubi FC Shkupi që garon në ligën e parë të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Aliou Januzaj

Së fundi klubi bardh e kaltër nga “Parku i Çairit”, siguroi dy futbollistë të rinj që do të jenë ndihmë e madhe për sezonin që sapo ka filluar në kuadër të Ligës së parë futbollistike të Maqedonisë.


Shkupi ka bërë për vete francezin Aliou Traore, i cili do të luan në pozitën e mesfushorit me tipare sulmuese. Traore i cili është në moshën 26 vjeçare, është i lindur në Paris, ndërsa ai vjen nga akademia e Manchester United ku ka qenë së bashku në ekip me Adnan Januzaj. Më pas në sezonin 2008/2009 luan me ekipin FK Siad Most në Ligën e Dytë të Çekisë, 2009/2010 transferohet te ekipi Angouleme Charente FC që garont në divizionin e pestë të Francës. Në sezonin 2011/2012 luan te ekipi St Laurence Spurs FC, që garon në kategorinë e parë të Maltës, 2011/2012 transferohet te Onsillos Sotira FC në Qipro Liga e Dytë, ku në 20 ndeshje shënon 11 gola dhe kishte katër asistime. Në sezonin 2012/2013 luan te Stockport sports FC, skuadër nga Anglia ku në 22 ndeshje shënoi 13 gola dhe gjashtë asistime. 2013/2014 kthehet përsëri në Ligën e parë të Maltës për të luajtur te Nadur Youngster FC, më pas sezonin tjetër 2014/2015 luan në Ligën e parë të Omanit te Al Orouba Sur Club dhe te Floridias FC në divizionin e parë të SHBA-ve. Sezonin e kaluar ishte pjesë e FC Vushtria të Super Ligës së Kosovës.

Aliou

Ndërkohë përforcimi i fundit është Filip Gligorov, i cili vjen si futbollist i lirë, pasi i skadoi kontrata me Olimpikun e Sarajevës. Mbrojtësi 23 vjeçar, më parë ka veshur fanellën e Rabotniçkit me të cilin ekip ishte pjesë e garave të Europa Ligës në sezonin 2013/2014, më pas luajti edhe me Euromilkun në sezonin 2014/2015, me ekipin sllovak Samorin luajti nga janari i 2013 deri në përfundim të sezonit të vitit 2014. Së fundi Filip Gligorov ishte pjesë e ekipit të Premier Ligës së Bosnjë e Hercegovinës, ku luajti te Olimpiku i Sarajevës, me të cilët e fitoi edhe kupën e Bosnjës, ndërsa edhe pse luan në repartin e mbrojtjes, ai ka shënuar edhe dy gola. Gligorov ka qenë anëtarë i rregullt i reprezentacionin e Maqedonisë, duke luajtur për moshat eU17, U19 dhe U21. Dy futbollistët kanë nënshkruar kontrata njëvjeçare me mundësi për vazhdimin e tyre./Telegrafi/

Filip Gligorov

Në trend Sport

Më shumë
Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje

Eksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje

Liga e Kampionëve
Jude Bellingham thuhet se u tregoi të gjithëve dallimin mes Barcelonës dhe Real Madridit

Jude Bellingham thuhet se u tregoi të gjithëve dallimin mes Barcelonës dhe Real Madridit

La Liga
Marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Chelseat për Enzo Fernandez - asnjë shumë shtesë

Marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Chelseat për Enzo Fernandez - asnjë shumë shtesë

La Liga
Katër largime nga Milani: Rossonerët po shpëtojnë nga dështakët

Katër largime nga Milani: Rossonerët po shpëtojnë nga dështakët

Serie A
Pep Guardiola shikon në Serie A për tri përforcimet e radhës te Man City

Pep Guardiola shikon në Serie A për tri përforcimet e radhës te Man City

Premier League
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Kalo në kategori