LAJMI I FUNDIT:

Shoferja i preu rrugën, burri e rrah brutalisht (Video)

Shoferja i preu rrugën, burri e rrah brutalisht (Video)

Një grua është nxjerrë zvarrë nga makina e saj dhe është rrahur brutalisht nga një i panjohur.

Autori i ngjarjes, sipas “Mirror”, e kreu sulmin pasi shoferja femër dyshohet t’i ketë prerë rrugën në autostradë duke i frikësuar gruan dhe fëmijën e tij.

Vajza 28-vjeçare Lu Yang u ndoq nga i panjohuri për disa milje, para se ai të kryente sulmin, nga e cila ajo mbeti pa ndjenja.


Ngjarja ndodhi në Kinën jugore, në provincën Sichuan, pasi burri u revoltua për shkak të mënyrës së që e reja drejtonte automjetin.

Skena u filmua nga një kamerë e sigurisë, ku shihet qartë sesi drejtuesi i mjetit pasi del nga makina e sulmon 28-vjeçaren nga dritarja, duke e tërhequr më pas zvarrë.