Shoferi i Porsche-s gjobitet me 2,700 dollarë në Kaliforni

Një Porsche që ecte me shpejtësi 269 km/orë nuk do të bënte shumë përshtypje në ndonjë Autobahn të Gjermanisë, por është një shifër tronditëse në vende të tjera.
Kjo është veçanërisht e vërtetë për Kaliforninë, por kjo nuk e ndaloi një shofer të Panamera-s të bënte më shumë se dyfishin e shpejtësisë së lejuar, përcjell Telegrafi.
Sipas Patrullës së Autostradave të Kalifornisë, një oficer ishte në detyrë më 29 prill kur një Panamera e vitit 2022 kaloi pranë tij rreth orës 7:00 të mbrëmjes sipas orës lokale.
Pavarësisht se ndodhej në një zonë me shpejtësi 70 mph (113 km/orë), makina dyshohet se po udhëtonte me shpejtësi deri në 167 mph (269 km/orë).
Agjencia e përshkroi këtë si një "rrezik" dhe u iniciua një ndalim trafiku.
Shoferi mashkull u dënua për shpejtësi mbi 161 km/orë dhe për mosparaqitje të provës së sigurimit.
Patrulla e Autostradave të Kalifornisë tha se "nuk ka kurrë arsye për të ngarë me këtë shpejtësi" dhe vuri në dukje se "shpejtësia e pasigurt vret".
Ata shtuan për fat të mirë, askush nuk u lëndua.
Gjoba për tejkalim shpejtësie arrin deri në 1,000 dollarë, dy pikë në të dhënat e shoferit dhe pezullim të mundshëm të patentës deri në 30 ditë.
Po kështu, Kodi i Automjeteve të Kalifornisë sugjeron që mosdhënia e provave të përgjegjësisë financiare mund të rezultojë në gjoba deri në 500 dollarë dhe humbje të patentës së shoferit.
Megjithatë, duket se faktorë të tjerë mund të jenë në lojë, pasi Patrulla e Autostradave tha se shoferi po përballet me një gjobë të kushtueshme prej mbi 2,700 dollarësh.
Kjo është një gjobë e madhe, por diçka na tregon se shoferi ka të ngjarë ta përballojë atë. /Telegrafi/



















































