Shoferi në Gjakovë kapet me mbi 150 km/h – gjobë 300 euro dhe ndalim patente për tre muaj
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë ndalon shoferin që po voziste me shpejtësi mbi dyfishin e lejuar
Më datë 24 gusht 2025, gjatë patrullimit me veturë inteligjente, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë ka evidentuar një shkelje të rëndë të rregullave të komunikacionit.
Sipas një njoftimi bëhet e ditur se në zonën me kufizim shpejtësie prej 60 km/h, një veturë është kapur duke lëvizur me shpejtësi prej 154 km/h.
“Përmes pajisjes me laser për matjen e shpejtësisë, patrulla ka arritur ta ndalojë automjetin dhe, duke u bazuar në duke u bazuar në ligjin për rregullat e trafikut ndaj kundërvajtësit është shqiptuar një gjobë në shumë prej 300 euro, ndërsa si masë mbrojtëse i është ndaluar patentë-shoferi për një periudhë prej tre muajsh”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, tutje në njoftim thuhet se drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e qarkullimit rrugor. Ngasja e kujdesshme e automjetit është detyrim ligjor dhe moral – për sigurinë tuaj dhe të të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në trafik. /Telegrafi/






























