LAJMI I FUNDIT:

Shoferi përplas kamionin në shtëpinë e ish-të dashurës së tij në Skoci – pamjet tregojnë se “e kishte shumë seriozisht”!

Shoferi përplas kamionin në shtëpinë e ish-të dashurës së tij në Skoci – pamjet tregojnë se “e kishte shumë seriozisht”!

Ky është momenti tronditës kur një shofer kamioni përplas në mënyrë të përsëritur një kamion në shtëpinë e ish-të dashurës së tij në Skoci, ndërsa fëmijët e saj flinin lart.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, i dehuri Derek Wellington, 34 vjeç, shkaktoi një dëm që vlerësohet la një faturë riparimi që vlerësohet qindra mijëra euro pas sulmit që bëri në shtëpinë e Sara Cassidy.

Dhe këtë, ai thuhet se e ka bërë pas paralajmërimit në telefon, ku kishte thënë: “Unë do të parkoj kamionin tim në dhomën tuaj të ndenjes”.

Dhe ai e kërcënoi se do të kthehej “për t’i dhënë fund ” përmes telefonit tek ajo pasi ai ishte larguar, duke shtuar: “Të thashë se do ta përplasja në shtëpinë tënde”.

Policia mbërriti për të gjetur një skenë shkatërrimi, me një numër banorësh të dalë në rrugë.

Një mik dhe dy fëmijët e zonjës Cassidy që ishin në shtëpi në atë kohë shpëtuan të palënduar.

Banorët e shtatë shtëpive gjithsej duhej të evakuoheshin në East Kilbridge, Lanarkshire.

Wellington ishte urdhëruar të mos i afrohej zonjës Cassidy pasi e goditi me kokë, e tërhoqi zvarrë dhe e fiksoi pas një muri.

Si pasojë, ai është dënuar me gjithsej dhjetë vjet burg.

Avokati Iain Paterson, duke u mbrojtur, tha se Wellington ishte “i penduar” dhe kishte besuar vërtet se nuk kishte njeri në shtëpi në atë kohë.

Ai tha se Wellington kishte qenë një shofer “për një dekadë apo më shumë” dhe incidenti mund të nënkuptojë se ai nuk mund të kthehej më në profesion.

Ai shtoi: “Nëse ai mund ta kthente orën pas, do ta bënte”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Interesante
Kalo në kategori