LAJMI I FUNDIT:

Shoferët e dehur në Moldavi do të detyrohen të pastrojnë kufomat në morg, nëse dëshirojnë t’ju kthehen patentë shoferët

Shoferët e dehur në Moldavi do të detyrohen të pastrojnë kufomat në morg, nëse dëshirojnë t’ju kthehen patentë shoferët

Në kuadër të programit të ri për parandalimin e ngasjes së veturës nën ndikim të alkoolit, shoferëve të dehur në Moldavi do t’ju ofrohet mundësia e rikthimit të patentë shoferit nëse një kohë të pacaktuar e kalojnë duke punuar në morg.

Bëhet fjalë për një program strikt, që u miratua vitin e kaluar. Shoferët që kanë humbur patentë shoferët për shkak të vozitjes nën ndikim të alkoolit, do të mund të paguajnë rreth 225 dollarë për të pasur qasje në këtë program që zgjatë tre muaj, transmeton Telegrafi.


Paga mesatare mujore në Moldavi sillet rreth 340 dollarë. E në kuadër të programit të lartcekur, shoferët e dënuar për vozitje nën ndikim të alkoolit, do të mund të kujdesen për viktimat e aksidenteve të trafikut, pra të kujdesen për të vdekurit nëpër morgje.

Publika shkruan se ky program ka filluar të aplikohet në morgun në Kishinjev, e atë tashmë e kanë vizituar gjashtë burra. Ata ndihmuan punonjësit e morgut që të pastrojnë kufomat para obduksionit por edhe në punë tjera – siç është largimi i urinës dhe jashtëqitjes nga trupat e pajetë.

Por një situatë e tillë nuk ishte e lehtë për të gjithë pjesëmarrësit në këtë program. Njëri prej të dënuarve që kishte shkuar për ta ndjekur programin, pak çaste pasi kishte filluar punën u largua nga morgu.

“Kjo më ka detyruar që të mos konsumojë më alkool, as edhe një pikë në jetën time. Nuk dua më të shkoj atje. Ajo çfarë shihni në morg është leksion i vërtetë”, tha njëri prej të dënuarve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori