LAJMI I FUNDIT:

Shkupi, Tetova, Kumanova dhe Manastiri do të marrin dhjetë milion euro nga programi “BE-ja për ajër të pastër”

Shkupi, Tetova, Kumanova dhe Manastiri do të marrin dhjetë milion euro nga programi “BE-ja për ajër të pastër”

Ambasadori i BE-së David Geer dhe këshilltari i UNOPS-it për Maqedoninë e Veriut, Giani Volpin, në prani të ministres së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova dhe kryetarëve të komunave të Manastirit, Toni Konjanovski, të Tetovës, Bilall Kasami dhe kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrevski, promovuan programin “BE për ajër të pastër”.

“Bëhet fjalë për një projekt me vlerë prej 10 milionë euro që duhet të kontribuojë në uljen e ndotjes së ajrit në Shkup, Manastir, Kumanovë dhe Tetovë, si qytetet më të prekura nga ndotja e ajrit dhe mjedisit jetësor”, theksoi David Geer, shef i delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut.


“Ky projekt ka për qëllim zëvendësimin e ngrohësve të vjetëruar dhe joefikas në shtatë objekte publike që ndotin ajrin në Shkup, Manastir, Kumanovë dhe Tetovë. Me këtë projekt do të dhurohen gjashtë autobusë ekologjikë për qytetin e Shkupit dhe do të mbillen 6000 pemë në katër qytetet më të mëdha. Në kuadër të projektit do të vazhdohet me zgjerimin e rrjetit të qasjes për ngrohje qendrore në Shkup, si dhe do të sigurohen dhe instalohen stacione për matjen e cilësisë së ajrit”, theksoi ambasadori Geer

Nënshkrues i programit “BE për ajër të pastër”, është edhe zyra e UNOPS në Maqedoninë e Veriut, e cila, siç tha këshilltari GianiVolpin, është i ngarkuar për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Ndotja e ajrit është një nga kërcënimet më të mëdha shëndetësore për shëndetin e njeriut. Ndotja e ajrit është veçanërisht e lartë në qytetet e vendeve në zhvillim, dhe Maqedonia e Veriut nuk është përjashtim. Në tre vitet e ardhshme, me mjete prej 10 milionë eurosh, pritet të ndikojë dukshëm në cilësinë e ajrit në Shkup, Manastir, Kumanovë dhe Tetovë. Qëllimi ynë parësor është të reduktojmë ndotjen e ajrit dhe të mbrojmë shëndetin e banorëve të qytetit”, tha Volpin.

Ndërsa kryetarët e komunave të përfshira shprehën mirënjohje për këtë projekt të BE-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori