LAJMI I FUNDIT:

Shkupi do të bëhet qendra e kreativitetit digjital dhe teknologjisë

Shkupi do të bëhet qendra e kreativitetit digjital dhe teknologjisë

Për herë të parë në Maqedoni, më 24 prill në hotelin Aleksandar Palace, do të mbahet Festivali i Kreativitetit Digjital dhe Teknologjive “Socialize 2025”, i cili do të mbledhë ekspertët më me ndikim nga Maqedonia dhe rajoni në fushën e mediave sociale, marketingut dixhital dhe teknologjisë.

“Socialize 2025” është një festival njëditor që synon të rikthejë emocionin për industrinë krijuese, dixhitale dhe teknologjike tek kompanitë, institucionet dhe agjencitë dixhitale. Ai do të frymëzojë industrinë vendase të krijojë ide të reja origjinale, të nxisë përparimin teknologjik, të edukoje më tej marketierët për teknikat dhe strategjitë më të fundit në marketingun dixhital dhe të motivojë bizneset për rritje dhe zhvillim. Gjithashtu, festivali do të mundësojë rrjetëzimin e pjesëmarrësve në një mënyrë argëtuese dhe krijuese.

Në kuadër të festivalit do të mbahet një konferencë me temën “Yje lokalë me suksese globale”, e cila do të ofrojë një agjendë të larmishme dhe cilësore. Përmes fjalimeve inspiruese të ekspertëve të njohur të marketingut dhe diskutimeve në panele me profesionistë me ndikim nga industri të ndryshme në Maqedoni, do të shqyrtohen trendet dhe strategjitë e reja në marketingun dixhital dhe teknologji. Në sesione të veçanta, do të prezantohen histori suksesi të krijuesve të përmbajtjes, influencuesve, sipërmarrësve, specialistëve dixhitalë dhe ekspertëve të teknologjisë, të cilët, me idetë e tyre kreative dhe projektet e biznesit, janë bërë virale dhe kanë arritur sukses global.

Një nga pjesëmarrjet më të rëndësishme në festival është ajo e Jasmin Aliq, një ekspert botëror i rritjes në LinkedIn dhe një copywriter i jashtëzakonshëm. Eksperienca e tij me brendet më të mëdha botërore dhe ndikimi i tij mbi më shumë se 300,000 ndjekës në LinkedIn do të sjellin strategji unike për sukses, duke i treguar pjesëmarrësve se si kjo platformë mund të transformojë biznesin dhe karrierën e tyre.

“Jemi krenarë që mund të njoftojmë pjesëmarrjen e Jasmin Aliq, një nga ekspertët më me ndikim në botën dixhitale, i cili do të jetë pjesë e edicionit të parë të festivalit ‘Socialize 2025’. Jasmin është një copywriter i njohur globalisht dhe një ekspert i brandimit për kompanitë Fortune 500. Për tre vite radhazi është renditur si eksperti numër një për rritjen në LinkedIn, me mbi 300,000 ndjekës. Pjesëmarrja e tij do të sjellë strategji unike dhe të vlefshme për të gjithë pjesëmarrësit”, – thonë organizatorët.

Në konferencë do të prezantohet për herë të parë një analizë ekskluzive dhe gjithëpërfshirëse e industrisë së marketingut në Maqedoni, e përgatitur nga platforma kryesore për inteligjencë biznesi dhe analiza financiare, “BiznesMreza.mk”. Analiza do të mbulojë treguesit kryesorë makroekonomikë, segmentimin e agjencive, kontributin ekonomik përmes taksave dhe detyrimeve, si dhe qëndrueshmërinë e startup-eve në industrinë e marketingut.

Në zonat argëtuese të festivalit, do të organizohet një format rrjetëzimi të tipit speed dating, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi për biseda të shkurtra, por domethënëse, që mund të çojnë në mundësi të reja pune ose bashkëpunimi në industrinë krijuese. Gjithashtu, do të organizohen punëtori me influencues, ekspertë dixhitalë dhe krijues, të cilat janë të dedikuara për ata që duan të mësojnë krijimin e përmbajtjes direkt nga ekspertët më të mirë dhe më të suksesshëm maqedonas.

Festivali do të përmbyllet me një ceremoni solemne për ndarjen e çmimeve “Socialize Awards” për projektet, kampanjat dhe krijuesit më të mirë të përmbajtjes në Maqedoni, në disa kategori të ndryshme.

“Socialize Awards” janë çmime profesionale që u japin mirënjohje kompanive maqedonase, institucioneve, agjencive dhe krijuesve të përmbajtjes për fushatat dhe projektet më cilësore dhe profesionale, të cilat kanë arritur rezultate të larta biznesi dhe njohje të markës gjatë vitit të kaluar. Qëllimi i “Socialize Awards” është të inkurajojë dhe motivojë ekspertët maqedonas të produkteve dixhitale, zgjidhjeve teknologjike, mediave sociale dhe marketingut dixhital, duke vënë në pah aftësitë, talentin dhe kreativitetin e tyre para publikut profesionist, si dhe të kontribuojë në zhvillimin e këtyre profesioneve inovative në Maqedoni.

Duke filluar nga ky vit, të gjitha kompanitë, agjencitë, freelancer-ët dhe krijuesit e përmbajtjes nga Maqedonia do të kenë mundësinë të aplikojnë për çmimet “Socialize Awards”, nëse gjatë periudhës 1 prill 2024 – 1 prill 2025 kanë realizuar me sukses projektet dhe fushatat e tyre në tregun maqedonas. Nominimet janë të hapura deri më 10 prill 2025 dhe janë plotësisht falas.

Më shumë informacion rreth festivalit “Socialize 2025” mund të gjendet në faqen socialize.mk.

Në trend Lajme

Më shumë
A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Lajme
Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Lajme
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Lajme
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, këmbësori goditet për vdekje

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, këmbësori goditet për vdekje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori