LAJMI I FUNDIT:

Shkupi kryeqyteti më i lirë evropian për “nomadët digjitalë” në Evropë

Shkupi kryeqyteti më i lirë evropian për “nomadët digjitalë” në Evropë

Shkupi është kryeqyteti më i lirë evropian për “nomadët dixhitalë”, sipas “Norton Finance”. Kryeqyteti maqedonas është përshkruar si një destinacion turistik që ia vlen të vizitohet kryesisht për vendet e tij arkeologjike dhe ushqimin e rrugës.

Pandemia kishte ndikim të përhershëm mbi mënyrën se si njerëzit udhëtojnë dhe punojnë, dhe kohën e fundit kjo është bërë mënyrë e jetesës për shumë njerëz, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Lista e vendeve që ofrojnë viza qëndrimi po rritet, por secili ka kërkesa të ndryshme. Duke analizuar kushte të ndryshme, kompania kreditore “Norton Finance” nga Britania e Madhe realizoi anketë mbi kryeqytetet evropiane më të lira për jetën e “emigrantëve digjitalë”.

Transporti publik është gjithashtu një nga arsyet pse Shkupi është kaq i përshtatshëm për një jetë komode, sepse bileta mujore për transport në qytet, p.sh. është tetë herë më e lirë se ajo në Londër.

Në vendin e dytë është Sarajeva, kryeqyteti i Bosnjës e Hercegovinës, ndërsa i treti është Kishinjevi në Molldavi. Pastaj vijnë Sofja e Bullgarisë, Bukureshiti i Rumanisë, Beogradi i Serbisë, Budapesti i Hungarisë, Varshava e Polonisë, Vilnusi i Lituanisë dhe Riga e Letonisë.

Ekspertët e kompanisë vlerësuan dhe renditën vendet bazuar në koston mesatare të strehimit, qirasë, shërbimeve, transportit, ushqimit, palestrave, internetit dhe kostos së fluturimeve të kthimit nga Britania./Telegrafi/