Shkupi ka rreth 526 mijë banorë sipas regjistrimit, ekspertët thonë se ky numër besohet të jetë shumë i lartë

Rezultatet e regjistrimit tregojnë se në kryeqytet jetojnë 526.502 banorë, ose 19 576 më shumë nga regjistrimi i vitit 2002, por numri i banorëve në Shkup supozohet të jetë shumë më i madh.
Eksperti Lubomir Gjurçevski, thotë se kryeqyteti është i ngarkuar me banorë të qyteteve të tjera, të cilët kanë migruar për në Shkup dhe nuk e kanë ndryshuar adresën e tyre dhe dokumentet e identifikimit.
“Fakt është se Shkupi si kryeqytet i Maqedonisë është ‘sulmuar’ me migrimin nga i gjithë territori i Maqedonisë, të cilët janë të pranishëm në qytetin e Shkupit, qëndrojnë në Qytetin e Shkupit por nuk e kanë paraqitur vendbanimin e tyre”, tha Lubomir Gjurçevski, ekspert.
Gjurçevskit thotë se ky fenomen, fillimisht është i rrezikshëm për vetë ata banorë që nuk i ndryshojë në polici adresat e tyre, por edhe për institucionet.
“Mos e dhëntë Zoti, të kemi fatkeqësi elementare, zjarr, përmbytje e kështu me radhë, ne si shtet do të kemi problem me identifikimin e viktimave… Por edhe për të drejta të tjera, si të drejtën e punës, të drejtën e mbrojtjes sociale, të drejtën e arsimit. Nesër mund mos të lejojnë që ta regjistrosh fëmijën në shkollë, sepse të thonë që nuk je banor këtu”, u shpreh Lubomir Gjorçevski, ekspert.
Sipas nenit 3 të Ligjit për vendbanim dhe vendqëndrim, kur qytetari ndryshon vendbanimin ose vendqëndrimin në afat prej tetë ditësh duhet këtë ta paraqes në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“Gjatë ndryshimit të vendbanimit, qytetari obligohet ta ç’lajmëroj vendbanimin e mëparshëm dhe ta lajmërojë vendbanimin e ri në afat prej tetë ditësh nga dita e zhvendosjes”, thotë neni 3 i Ligjit për Paraqitjen e vendbanimit dhe vendqëndrimit.
Ndërsa neni 4 i ligjit thotë se qytetari i cili ka për qellim të qëndrojë më shumë se 30 ditë jashtë vendbanimit të tij, obligohet që në afat prej tre ditësh ta paraqes këtë në vendin ku do të qëndrojë.
“Qytetari i cili ka për qëllim të qëndrojë më gjatë se 30 ditë jashtë vendit të tij të banimit, obligohet ta paraqes vendqëndrimin në afat prej tre ditësh pasi të shkojë në vendqëndrim, dhe para largimit të ç‘lajmërohet”, thuhet në nenin 4 Ligji për Paraqitjen e vendbanimit dhe vendqëndrimit.
Të gjithë ata qytetarë që nuk e paraqesin vendbanimin e ri ose vendqëndrimin, neni 16 i Ligjit për Paraqitjen e vendbanimit dhe vendqëndrimit parashikon gjoba prej 100 deri në 500 euro.
“Gjobë prej 100 deri në 500 euro në kundërvlerë me denarë do u shqiptohet si shkelje personave fizik i cili nuk do të paraqes ose ç’lajmërojë vendbanim, respektivisht qëndrim ose adresë të banesës ose nëse këtë nuk e bën në afatin e parashikuar”, thuhet në Ligjin për Paraqitjen e vendbanimit dhe vendqëndrimit.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se nuk kanë statistika sa mund të jetë numri i qytetarëve, të cilët jetojnë në Qytetin e Shkupit ndërsa adresat dhe letërnjoftimet i kanë në qytetet prej ku janë shpërngulur. Nga policia thonë se në rastet kur kanë njohuri se qytetari nuk e ka paraqitur vendbanimin ose vendqëndrimin ashtu siç e parashikon Ligji, atëherë komision i posaçëm i MPB-së mund të shqiptojë gjobat të parashikuara në Ligj./ Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë