LAJMI I FUNDIT:

Shkup, “Tuaregu” nga i cili u gjuajt mbrëmë, ishte vjedhur që në muajin mars

Shkup, “Tuaregu” nga i cili u gjuajt mbrëmë, ishte vjedhur që në muajin mars

Përleshja e armatosur e së shtunës pasmesnate në restorantin e hotelit “Aleksandër Palace”, për fat të mirë, ka përfunduar pa viktima, ndërsa hetimet vijojnë. kështu thonë shkurt nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa informojnë se është kryer kontroll në shtëpinë e personit O.R. nga Shkupi, derisa po kryhet ekspertizë në veturën e tipit “Opel Tuareg” që u gjet i shkrumbuar në afërsi të Haraçinës.

Në veturën tashmë të djegur janë gjetur edhe dy kallashnikov, me të cilët ishte gjuajtur në drejtim të pesë personave E.I (21) E.I (25), O.B (35) K.I (41), L.Q (25), që kishin qëndruar në restorantin e hotelit. Në ndërkohë, gazeta KOHA mëson se vetura “Opel Tuareg” që në muajin mars ishte vjedhur nga Shkupi, ndërsa të shtunën mbrëma, për herë të fundit kishte dalë nga Haraçina, për të përfunduar pastaj po në Haraçinë, por kësaj radhe e shkrumbuar. Targat gjithashtu ishin vjedhur nga veturë tjetër, ndërsa siç sqarojnë burime të gazetës brenda MPB-së, aksioni i së shtunës mbrëma sigurisht që ka qenë i planifikuar që më herët, pasi të dyja grupet – ato që kanë gjuajtur dhe ata që qëndronin në restorantin e hotelit, janë të njohur për policinë.

Krisma mes dy grupeve në Shkup, s’ka të lënduar
Lexo po ashtu Krisma mes dy grupeve në Shkup, s’ka të lënduar

“Deri sa në restorant po qëndronin pesë persona E.I (21) E.I (25), O.B (35) K.I (41), L.Q (25). Pesë personat të armatosur me armë zjarri, me pushkë automatike dhe pistoleta, me maska të zeza dhe të kuqe në kokë, pasi kanë dalë nga makina e tipit Tuareg, kanë hapur zjarr në drejtim të restorantit ndërsa tre prej tyre kanë hyrë në hotel duke brohoritur ‘policia, policia’ kanë filluar të gjuajnë me armë zjarri dhe kanë lëshuar vendin e ngjarjes me makinat të tipit Tuareg dhe Porsche. Në momentin e të shtënave në restorant, një person (policë) ka përdorur armën e tij zyrtare duke gjuajtur rreth 11 plumba drejt autorëve duke thënë se ai është polici. Nuk ka të lënduar”, thonë nga MPB.

Gjatë ikjes, në parkingun përball hotelit “Aleksandar Palas” nga përplasja me armë është dëmtuar edhe një makinë e tipit Fiat. Qëllimi i grupit që ka gjuajtur, thonë burime policore për KOHA, ka dështuar sepse në mesin e personave që po qëndronin në restorant, ka qenë edhe një polic që është përgjigjur me armë zjarri, ndërsa nga pistoleta zyrtare ka shtënë 11 plumba./koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori