LAJMI I FUNDIT:

Shkup, të shkyçurit nga ngrohtorja akuzojnë Prokurorinë Themelore për përfshirje në krim të organizuar

Shkup, të shkyçurit nga ngrohtorja akuzojnë Prokurorinë Themelore për përfshirje në krim të organizuar

Qytetarët të cilët janë shkyçur nga ngrohja qendrore, por që vazhdojnë të paguajnë, kanë protestuar para Prokurorisë Themelore Publike (PTHP), duke e akuzuar se është e përfshirë në krim të organizuar, pasi që edhe pas një viti e gjysmë nuk ka hapur hetime në lidhje me paditë e tyre.

Marjan Nenov, kryetar i shoqatës “No Pasaran” sqaron se kanë dorëzuar shumë padi, një pjesë e të cilave janë refuzuar menjëherë, kurse tjerat nuk janë proceduar aspak.

Ai theksoi se të gjitha dëshmitë janë dorëzuar edhe në Prokurorinë Speciale Publike (PSP). Nenov tha se do të kërkojnë drejtësi në Komisionin Evropian, nëse do të vazhdojë anashkalimi i padive të tyre.


Sipas 24Vesti, Nenov hodhi akuza ndaj ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, si edhe përmendi 15 noterë dhe 44 persona tjerë, si të përfshirë në këtë çështje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori