Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht pjesëtarët e saj, do t’i nënshtrohen vettingut apo verifikimit të ngritjes së tyre profesionale, të kaluarës, por edhe të gjendjes të tyre materiale.
Policia, në veçanti drejtuesit e saj, kanë qenë në shënjestër të kritikave të shumta për rolin kundërthënës gjatë krizave politike dhe të sigurisë.
Një ish drejtues i saj është dënuar me burg për ngjarjet e dhunshme në Kuvend, më 27 prill 2017 ndërsa ish drejtori i Policisë sekrete po gjykohet në disa procese tjera për shpërdorim të detyrës zyrtare. Drejtues të lartë të Policisë gjithashtu janë akuzuar përgjimet e paligjshme që edhe kishin nxitur krizën e rëndë që në vitin 2015.
“Vettingu në polici, por edhe në institucione tjera të sistemit është më se i nevojshëm. Tani disa muaj po punojmë se si duhet të zbatohet verifikimi i punonjësve të Policisë ndërsa procedura duhet të kalojë edhe në Kuvend…Do të jetë një procedurë që do të bazohet në tri shtylla. Së pari, punësimi dhe karriera e çdo punonjësi të Policisë, së dyti, gjendja materiale dhe së treti integriteti dhe profesionalizmi në kryerjen e detyrave të dhëna. Këto janë tri çështje që do të përpunohen, e të cilat duhet t’i kalojë çdo punonjës i Policisë përmes inspektimeve që do të bëhen”, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Duke komentuar vërejtjet se çfarë është bërë në dy vitet e qeverisjes dhe pse vettingu apo verifikimi i figurës së punonjësve të policisë nuk është bërë më herët, kreu i MPB-së, thotë se reformat gjatë kësaj periudhë nuk kanë munguar, në veçanti në policinë sekrete, por edhe në miratimin e ligjeve sipas standardeve ndërkombëtare.
“Ne kemi bërë një sërë reformash që kanë të bëjnë me MPB-në dhe kjo është notuar edhe në raportin e progresit. Qëllimi jonë kryesor ishte që pas marrjes së pushtetit të nisim me demontimin e sistemin për ndjekjen e komunikimeve që ishte burimi i krizave në vend. Kjo reformë është kryer dhe nga nëntori i vitit të kaluar kemi sistem të ri. Kemi bërë ndryshime edhe në shërbimet e sigurisë, kemi miratuar të gjitha aspektet ligjore, është formuar agjencia për siguri kombëtare. Kemi rreth 110 punonjës që janë përjashtuar nga detyra për shkak të shkeljeve të bëra, por procesi ende nuk ka përfunduar pasi ende kemi punë për të bërë”, ka theksuar ministri i brendshëm Oliver Spasovski.
Por, njohësit e çështjeve të sigurisë thonë se për reforma të thella në sektorin e brendshëm nevojitet së pari vullnet politik pasi zgjidhjet ligjore sado që të jenë të mira, nuk do të kenë efekt nëse vazhdon politika të përzihet në çështjet më thelbësore të sistemit të sigurisë.
“Me rëndësi është që partitë politike të heqin dorë nga ndikimet e tyre ndaj politikës apo përzgjedhjes së kuadrove në polici, por edhe në institucione tjera si në gjyqësor e prokurori. Deri sa një parti të vendos se kush do të punësohet në polici, ne nuk do të mund të flasim për institucione të besueshme”, thotë Pavle Trajanov, ish ministër i Punëve të Brendshme..
Ai vlerëson angazhimin që po bëhet për të ngritur sistemin e Policisë dhe të shërbimeve tjera të sigurisë, por efektet sipas tij mund të shihen vetëm me përfshirjen në radhët e tyre të kuadrove të kualifikuar.
“Sugjerimi im është që në këtë shërbim apo agjencisë së sigurisë kombëtare, të pranohet kuadër i ri apo rreth 200 persona, të pangarkuar nga e kaluara të cilët do të kalonin të gjitha trajnimet e duhura që të jenë të gatshëm t’i përgjigjen sfidave të reja. Sa i përket punonjësve të tjera gjithashtu konsideroj se edhe ata duhet t’i nënshtrohen kritereve të forta dhe të gjithë verifikohen, të shihet e kaluara e tyre, pasuria, por edhe aftësia e tyre psikofizike, se a janë apo jo të aftë të jenë pjesë e Policisë”, thotë Trajanov.
Gjendja në Polici dhe strukturat e sigurisë ka qenë pjesë e raporteve të institucioneve ndërkombëtare, përfshirë edhe raportin e progresit të Komisionit Evropian që në vazhdimësi kanë përfshirë kritika por edhe rekomandime për reforma në përputhje me standardet evropiane./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania