LAJMI I FUNDIT:

Shkup, pacienti me ethet e “Nilit Perëndimor” edhe mëtej në gjendje të vështirë

Shkup, pacienti me ethet e “Nilit Perëndimor” edhe mëtej në gjendje të vështirë

Pacienti 66-vjeçar i infektuar me ethet e “Nilit Perëndimor”, i cili është hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, është në gjendje të rëndë shëndetësore me manifestim në sistemin nervor qendror.

Drejtoresha e klinikës, Milena Stevanoviq, thotë se i hospitalizuari tashmë 10 ditë gjendet për trajtim në sektorin për kurim intensiv në Klinikën Infektive, ndërsa sëmundja paraprakisht është diagnostikuar në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk ka ndryshim të gjendjes shëndetësore të pacientit. Nuk ka progres. Presim të shohim sa do të arrijë të rehabilitohet pacienti. Nuk ka të infektuar të ri nga ethet e Nilit perëndimor”, tha Stevanoviq.


Ky është rasti i parë i etheve të”Nilit Perëndimor” këtë verë në vend, dhe është konfirmuar në mënyrë laboratorike në Qendrën për Shëndet Publik në Shkup.

Në Klinikën Infektive këtë sezon nuk janë regjistruar raste të dyshimta të infektimit që transmetohet përmes mushkonjave. Më shpesh kalon si ftohje, ndërsa te një përqindje e vogël manifestohet me pasqyrë të rëndë klinike.

Krahas spërkatjes kundër mushkonjave nga ana e institucioneve kompetente edhe shërbimet epidemiologjike edhe shërbimet tjera ndërmarrin aktivitete të rregullta dhe rutinore për parandalim dhe mbrojtje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vala e katërt e nxehtësisë do ta godas vendin, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C

Vala e katërt e nxehtësisë do ta godas vendin, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C

Lajme
Skandal në Shqipëri, produktet me afat të skaduara riktheheshin në treg me etiketa të rreme

Skandal në Shqipëri, produktet me afat të skaduara riktheheshin në treg me etiketa të rreme

Lajme
Takimi Kurti–Limaj, mbetet e paqartë se çfarë u diskutua dhe nëse pati marrëveshje

Takimi Kurti–Limaj, mbetet e paqartë se çfarë u diskutua dhe nëse pati marrëveshje

Lajme
U takuan pa zhurmë, përfundon takimi Kurti–Limaj

U takuan pa zhurmë, përfundon takimi Kurti–Limaj

Lajme
Fluks i madh në disa pika kufitare – pritjet e gjata te “Dheu i Bardhë” vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes

Fluks i madh në disa pika kufitare – pritjet e gjata te “Dheu i Bardhë” vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes

Lajme
Ramabaja: Krahu i SHIK-ut po përpiqet që takimi Kurti–Limaj të dështoj, por urtësia politike do të fitojë

Ramabaja: Krahu i SHIK-ut po përpiqet që takimi Kurti–Limaj të dështoj, por urtësia politike do të fitojë

Lajme
Kalo në kategori