MPB njofton se dje në ora 13:30 është raportuar se në fshatin Glluvë-Shkup I.S.(30), duke vozitur në oborrin e një shtëpie me veturë “Opel Astra” me targa të Shkupit, ka goditur vjehrrin e saj. B.S.(84)., i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Reklama

“Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës, kontrolli është kryer nga ekipi inspektues nga SPB-Shkup dhe Prokurori Publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB.