LAJMI I FUNDIT:

Shkup, 27 persona kanë përfunduar në Klinikën për Toksikologji

Shkup, 27 persona kanë përfunduar në Klinikën për Toksikologji

Gjatë natës së ndërrimit të motmoteve, 27 persona kanë vizituar Klinikën për Toksikologji në Qendrën Klinike në Shkup. Drejtori i Klinikës, Niko Beqarovski, informoi se personi më i ri ka pasur 16 vite.

Ai shprehu kënaqësi që për herë të parë pas një kohe të gjatë në Klinikën për Toksikologji gjatë natës së Vitit të Ri nuk ka pasur persona më të ri se 15 vjeç, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai gjithashtu tha se nuk ka pasur persona me dozë të tepruar të substancae psiko-aktive. Ndërsa Qendrën Klinike në Spitalin “8 Shtatori” e kanë vizituar 38 persona, prej të cilëve katër me lëndime nga rrahjet.

Në Klinikën për Sëmundje Kirurgjike gjatë natës së kaluar kanë arritur gjithsej 65 persona, prej të cilëve 5 janë hospitalizuar, ndërsa në 4 është kryer ndërhyrje kirurgjike, por këto lëndime nuk kanë të bëjnë me natën e ndërrimit të viteve./Telegrafi/