LAJMI I FUNDIT:

Shkup, 19 persona të lënduar në 15 aksidente

Shkup, 19 persona të lënduar në 15 aksidente

Nëntëmbëdhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në 10 aksidente trafiku prej gjithsej 15 që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e qytetit të Shkupit. Në pesë aksidente është shkaktuar dëm material.

Sipas të dhënave të SPB Shkup, nga policia e komunikacionit janë përjashtuar 25 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, një shofer i cili e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 13 shoferë para se ta fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik, një shofer fillestar dhe 14 automjete të pa regjistruara.


Janë sanksionuar edhe tetë shoferë për mos mbajtjen e rripit të sigurisë dhe shtatë shoferë të cilët kanë folur në telefon celular derisa e kanë drejtuar automjetin.

Për parkim jo të drejtë janë dhënë 77 gjoba, ndërsa me automjetin e posaçëm “karrotrec” janë larguar 84 automjete.

Janë sanksionuar edhe 14 këmbësor të cilët kanë kaluar jashtë vendkalime të shënuara për këmbësor, katër shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, katër shoferë që nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalim të shënuar për këmbësorë, gjashtë për reshtim jo të drejtë dhe një të tejkalim të parregullt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori