Shkumbin Ismaili publikon këngën e re "Ndjeva mall"

Këngëtari i njohur nga Maqedonia, Shkumbin Ismaili, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.
"Ndjeva mall" titullohet kënga e tij e re, e cila është e zhanrit baladë.
Muzika, teksti dhe orkestrimi janë realizuar nga vet kantautori Shkumbin Ismaili.

Klipi i këngës është mjaft i veçantë, dhe në të këngëtari shqiptar vjen me një interpretim mjaft special të këngës së tij.
Ana vizuale i është besuar produksionit të njohur nga Shqipëria, MAX Production.
Ismaili përndryshe vazhdon të jetë mjaft aktiv në muzikë me projekte të shumta, e mbrëmje muzikore kudo ku ka interesim. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































