LAJMI I FUNDIT:

Shkruajnë edhe mediat botërore: Pas hapjes së kutive të votimit nga Serbia, zyrtarë të KQZ-së kërkuan ndihmë mjekësore

Shkruajnë edhe mediat botërore: Pas hapjes së kutive të votimit nga Serbia, zyrtarë të KQZ-së kërkuan ndihmë mjekësore

Më shumë se 20 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë dërguar në spital me probleme shëndetësore pasi hapën pesë kuti votimi nga Serbia, thanë të dielën autoritetet në Kosovë.

Kështu shkruan agjencia botërore e lajmeve Associated Press, sipas të cilit medium 26 zyrtarë patën reaksione alergjike dhe probleme të lëkurës pas hapjes së kutive të votimit, përcjell Telegrafi.

Duke cituar mediat në Kosovë, AP, shkruan tutje se mjekët e qendrës së urgjencës thanë që të gjithë kishin kruajtje dhe lëkurë të skuqur.

Naser Ramadani, drejtues i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, tha se nëntë gra, përfshirë dy shtatzëna, u trajtuan për kruajtje dhe të vjella, duke shtuar se ato ishin në gjendje të qëndrueshme.

Gjithashtu AP citon edhe një zëdhënës të policisë i cili ka thënë se ata kanë duke hetuar rastin.

“Kosova mbajti zgjedhje të parakohshme një javë më parë të cilat u fituan nga një parti e majtë. Më shumë se 300 kuti votimi janë duke u rinumëruar, dhe incidenti i së dielës ka ndodhur në një zyrë që verifikon kutitë që rinumëroheshin në qendër të Prishtinës”, shkruan AP, lajm i cili është publikuar edhe nga mediumi amerikan The Washington Post.

Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008. Ajo është njohur nga më shumë se 100 vende, por jo nga Serbia.

Ndërkohë vë në pah AP, Zyra për Kosovën në Serbi dhe partia Lista Serbe në Kosovë, e mbështetur nga Beogradi e quajtën incidentin një “manipulim”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori