LAJMI I FUNDIT:

Shkroi histori me golin që ia solli Cityt titullin e Ligës Premier – del në ankand fanella e Agueros për një shumë të majme

Shkroi histori me golin që ia solli Cityt titullin e Ligës Premier – del në ankand fanella e Agueros për një shumë të majme

Fanella e veshur nga legjenda e Manchester Cityt, Sergio Aguero kur shënoi golin që ia solli trofeun e Ligës Premier, ‘Qytetarëve’ në sezonin 2011/212  – është vendosur në ankand për çmimin fillestar 23,000 euro.

Argjentinasi e kishte zhveshur fanellën e tij në shenjë gëzimi pas golit që ia solli skuadrës së tij fitore 3-2 ndaj QPR-së, e që ishte edhe fitimi i titullit për Citizens, derisa mposhtën Manchester Unitedin në këtë garë.

Komentatori televiziv Martin Tyler thirri “Aguerooo” teksa shënoi në minutën e katërt të kohës shtesë në ndeshjen e fundit të edicionit.


Relikti i futbollit pritet të mbledhë mbi 20,000 £ për bamirësi

Tani fanella e palarë – ende me njolla shampanje nga festimet pas ndeshjes – po del në ankand.

Ajo u mor nga një kitarist i qytetit, i cili më vonë e dhuroi atë për ekspozim në muze.

Fanella do shitet nga organizata Hansons Auctioneers më 3 nëntor dhe të gjitha të hollat do të shkojnë për bamirëse. Sergio që aktualisht është 34-vjeçar, njihet gjithashtu si Kun Aguero – emri që është i vendosur po ashtu në pjesën e pasme të fanellës.

Vlen të ceket se Aguero është detyruar të pensionohej nga futbolli, pasi që kishte probleme me zemër, në pak kohë kur kaloi te Barcelona nga Manchester City. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi nuk ndalet – tani shënon me goditje me këmbë nga brenda zonës

Vedat Muriqi nuk ndalet – tani shënon me goditje me këmbë nga brenda zonës

La Liga
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Vedat Muriqi po kthehet në formën e tij – shënon gol të bukur ndaj Las Palmas

Vedat Muriqi po kthehet në formën e tij – shënon gol të bukur ndaj Las Palmas

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
Liga e Parë, grupet A dhe B: Fitojnë pretendentët kryesorë

Liga e Parë, grupet A dhe B: Fitojnë pretendentët kryesorë

Liga e Parë

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori