LAJMI I FUNDIT:

Shkrirja e akullit në Grenlandë zbulon sekretin më të madh të ushtrisë amerikane (Video)

Shkrirja e akullit në Grenlandë zbulon sekretin më të madh të ushtrisë amerikane (Video)

Qyteti i fshehtë i ushtrisë amerikanë në mes të Grenlandës do të duhej të mbetej një sekret i përjetshëm, por rritja e temperaturave ka zbuluar sekretin e Shteteve të Bashkuara.

Dhe kështu ngrohja globale i ka mundësuar njerëzve të shohin se çfarë kishin planifikuar të ndërmarrin amerikanët gjatë Luftës së Ftohtë, transmeton Telegrafi.


Kampi “Campcentuy”, ishte ndërtuar në vitin 1959 në veriperëndim tëGrenlandës. Kjo bazë ishte ndërtuar rreth 200 kilometra larg bregut.

Baza quhej “qyteti nën akull”, dhe në labirintin e tuneleve të ndërtuara tetë metra nën sipërfaqe kishte laboratorë, shitore, spitale dhe madje kinema. Asokohe në atë vend kishin jetuar rreth 200 ushtarë.

Kampi ishte ndërtuar si pjesë e projektit të fshehtë “Krimbi i ngrirë”, kurse qëllimi kryesor ishte krijimi i një hapësire për lansimin e raketave bërthamore, të cilat në rastin më të keq do të godisnin objektivat në Bashkimin Sovjetik.

Ushtria kishte montuar nën akull rreth 600 raketa me rreze të mesme, ndërsa është interesant fakti që qeveria daneze e cila asokohe udhëhiqte me Grenlandën, nuk ishte në dijeni se çfarë po ndodhte atje. Amerikanët u kishin thënë se janë duke ndërtuar një kamp të zakonshëm të luftës.

Megjithatë, kampi “Campcentuy” ka mundur të jetë gjithçka tjetër vetëm jo një kamp i zakonshëm. Atje shkencëtarët kishin kryer teste me materiale biologjike, kimike dhe bërthamore, kurse inxhinierët kishin shpuar akullin për të ndërtuar objekte në të cilat do të ruheshin armët e shtrenjta.

“Ata kishin menduar se kurrë nuk do të zbulohet kjo bazë, pasi asokohe askush nuk mendonte për ngrohjen globale. Por, ndërkohë ndryshoi klima dhe tani shtrohet pyetja nëse kjo bazë do të mbetet nën akull”, ka deklaruar eksperti për ndryshime klimatike William Kolgan për Guardian, duke aluduar në mbetjet bërthamore që po kërcënon “vendin e borës dhe akullit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Kalo në kategori