LAJMI I FUNDIT:

Shkon në vazhdime finalja në mes të Olympiacosit dhe Fiorentinës në Ligën e Konferencës

Shkon në vazhdime finalja në mes të Olympiacosit dhe Fiorentinës në Ligën e Konferencës

Ka shkuar në vazhdime finalja e Ligës së Konferencës mes Olympiacosit dhe Fiorentinës, pasi nuk kishte gola në kohën e rregullt.

Viola mendoi se kishte shënuar në minutën e nëntë përmes Cristiano Biraghit, por që VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 22-të, skuadra nga Serie A kishte një tjetër rast të artë, por kësaj here Giacomo Bonaventura nuk arriti të mposhtë Konstantinos Tzolakis.


Rastin e parë serioz për Olympiacosin e krijoi Daniel Podence (25’), por portieri i Fiorentinës ishte i vëmendshëm.

Ishte një dominim i lehtë nga Fiorentina në 45 minutat e parë, por që kishte shumë gabime në fazën e sulmit.

Pjesa e dytë nisi me një tempo të qetë, me dy skuadrat që synon të përfitonin nga gabimi i ndonjërës.

Por, me kalimin e minutave edhe rastet për gol u intensifikuan – mirëpo nuk kishte sërish gol.

Christian Kouame krijoi një mundësi të mirë shënimi në minutën e 69-të, ndërsa portieri i skuadrës greke bëri një pritje bravuroze.

Vicente Iborra (80’) i Olympiacosit bëri një harkim brilant në zonë, mirëpo bashkëlojtari i tij që goditi me kokë ishte i pasaktë, pasi topi shkoi ngjitur shtyllës së majtë.

Në vazhdime, dy skuadrat do të synojnë të gjejnë golin e fitores, për t’i evituar penalltitë – por që tani asgjë nuk mund të përjashtohet, pasi fanza ofanzive nuk u tregua produktive në 90 minutat e rregullt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA merr vendimin përfundimtar për Rudiger dhe Mbappe para duelit ndaj Arsenalit

UEFA merr vendimin përfundimtar për Rudiger dhe Mbappe para duelit ndaj Arsenalit

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon yllin italian që po shkëlqen këtë sezon në Serie A për ta përforcuar sulmin

Barcelona identifikon yllin italian që po shkëlqen këtë sezon në Serie A për ta përforcuar sulmin

La Liga
FIFA ka përjashtuar dy kombëtare nga Kupa e Botës 2026 për 'arsye politike'

FIFA ka përjashtuar dy kombëtare nga Kupa e Botës 2026 për 'arsye politike'

Përfaqësueset
Tifozët shpëtuan ekipin nga Bundesliga, mblodhën 27 milionë euro dhe blenë stadiumin

Tifozët shpëtuan ekipin nga Bundesliga, mblodhën 27 milionë euro dhe blenë stadiumin

Bundesliga
Real Madridi ka zbuluar planin se si ta mposhtë Barcelonën në finale të Kupës së Mbretit

Real Madridi ka zbuluar planin se si ta mposhtë Barcelonën në finale të Kupës së Mbretit

La Liga
Unioni Ndërkombëtar i Klubeve akuzon UEFA-n se ka bërë skandal te penalltia e Julian Alvarez: Pamjet janë edituar

Unioni Ndërkombëtar i Klubeve akuzon UEFA-n se ka bërë skandal te penalltia e Julian Alvarez: Pamjet janë edituar

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori