LAJMI I FUNDIT:

Shkon në gjendje të rëndë në Spitalin Amerikan, ja ç’farë i bëjnë mjekët pacientit nga Fushë Kosova!

Shkon në gjendje të rëndë në Spitalin Amerikan, ja ç’farë i bëjnë mjekët pacientit nga Fushë Kosova!

Ukë Uka, 70 vjeçari nga Fushë Kosova është pacienti i radhës që vjen në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe operohet suksesshëm në Spitalin Amerikan.

Prej 5 vitesh kishte dhimbje të forta të këmbës së majtë, e cila i mpihej shumë shpesh dhe në këtë mënyrë ia bënte lëvizjen gati të pa mundur derisa arriti në një moment ku nuk e ndjente fare këmbën e majtë dhe nuk arrinte të lëvizte.


“Kisha gjithnjë dhimbje të këmbës dhe më mpihej shumë, e kisha shumë problem ecjen por edhe gjatë qëndrimit ulur ndjeja dhimbje. Kisha vizituar shumë mjekë në spitale të ndryshme por askush nuk më kishte ndihmuar, merrja terapi të thjeshtë sa për ta kaluar ditën dhe jo diçka që më zgjidhte problemin”, tregon pacienti Uka.

Me urgjencë vjen në Spitalin Amerikan dhe pas një diagnosikimi të detajuar dhe vizitës me Dr.Elmi Ollurin i është nënshtruar ndërhyrjes urgjente e cila rezultoi me sukses për jetën e pacientit.

“Doktori më tha që këmba do të shërohet dhe ashtu më doli, tani jam shumë mirë falë Spitalit Amerikan si dhe Dr.Elmi Ollurit”- thotë në fund Ukë Uka.

Bazuar në raportin mjekësor, pacienti vuante prej kohësh nga mbyllja e arterieve të këmbës, mbyllja e aortës abdominale në nivelin të arterieve të veshkës dhe mbyllja totale e arteries së veshkës, po ashtu mbyllje të arterieve të gjymtyrëve të poshtme (Lerche Accuta).

Ky lloj operacioni hyn në kategorinë e operacioneve më të vështira me nivel të lartë vdekshmërie në Kirurgjinë Vaskulare dhe jo të gjitha qendrat e realizojnë.

Pacienti tashmë është në gjendje stabile, pa dhimbje dhe pa mpirje të këmbës, ecjen e vazhdon normalisht dhe brenda dy ditësh pritet të dalë nga spitali për të vazhduar jetën normale.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori