Numri i viktimave të konfirmuara të shembjes së një ndërtese jo shumë larg Miamit, Floridas është rritur në 78, thanë zyrtarët. Ekipet e shpëtimit tërhoqën 14 trupa të tjerë nën rrënoja.

Ekipet speciale përfunduan një operacion në vendin e shkatërrimit të një ndërtese banimi dhe kaluan në një operacion pastrimi në terren, raporton theguardian.

Skuadrat punuan vazhdimisht në ndërrime 12 orëshe, të ndihmuara nga ekipe nga Izraeli dhe Meksika.

Aksioni u ndërpre disa herë për shkak të paqëndrueshmërisë së rrënojave, si dhe për shkak të stuhisë tropikale “Elsa”, e cila arriti në Florida.

Ndërkohë, një grup i madh ekspertësh dhe prokurorësh u mblodhën për të provuar arsyen e shembjes së ndërtesës. /Telegrafi/