LAJMI I FUNDIT:

Shkon në 59 numri i viktimave nga coronavirusi në Shqipëri

Shkon në 59 numri i viktimave nga coronavirusi në Shqipëri

Një 69-vjeçar nga Shkodra ka vdekur nga pasojat e COVID-19 të hënën pasdite në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, deri më tani në Shqipëri nga pasojat e coronavirusit kanë vdekur 59 persona.


“Viktima e fundit ishte i shtrirë në spital për dhjetë ditë, ndërsa gjendja e tij ishte e rëndë për ditë të tëra. Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe pavarësisht terapisë intensive me medikamente dhe kujdes të stafit mjekësor, ai nuk ka mbijetuar. 69-vjeçari ka vuajtur edhe nga hipertensioni”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.