LAJMI I FUNDIT:

Shkon në 110 numri i personave që dyshohet se u helmuan në Malishevë

Shkon në 110 numri i personave që dyshohet se u helmuan në Malishevë

Është duke u rritur numri i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore pasi ata dyshohet se u helmuan në një lokal të ushqimeve të shpejta në Malishevë.

Ekipi i emergjencës në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë konfirmuan për Telegrafin se numri i qytetarëve të dyshuar për helmim ka arritur në 110.

“Po vazhdon të rritet numri, deri tani 110 qytetarë janë paraqitur. Kanë barkëqitje, të vjellura, dhe temperaturë”, konfirmuan ata.


Rreth 40 qytetarë të shtrirë në spitale pas dyshimit se u helmuan nga ushqimi, AUV mbyll lokalin në Malishevë - policia arreston pronarin
Lexo po ashtu Rreth 40 qytetarë të shtrirë në spitale pas dyshimit se u helmuan nga ushqimi, AUV mbyll lokalin në Malishevë - policia arreston pronarin

Ndryshe, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi  më herë konfirmoi për Telegrafin se kanë nisur inspektimet lidhur me rastin, ndërsa lokali është mbyllur përkohësisht.

“Sonte rreth orës 17:30 AUV Zyra Regjionale Prizren është njoftuar nga policia dhe organet komunale se disa pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore me shenja klinike të helmimit me ushqim. Koordinatori bashkë me Inspektorët Sanitarë të AUV-së menjëherë janë përgjigjur dhe kanë dalur në raste bashkë me policinë. Nga pacientët e shtrirë është marrë informata për emrin dhe adresën lokalit gastronomik ku janë shërbyer me ushqime. Ndërsa nga ekipi mjekësore janë marrë të dhënat mbi anamnezën e të shtrirëve, shenjat klinike për dyshimet në helmim”, tha ai.

Thaçi tha se gjendja e lokalit ka qenë jo e mirë, ndërsa policia ka njoftuar se ka arrestuar pronarin e lokalit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori