“Shkollat e Tetovës kanë nevojë për më shumë defektologë dhe psikologë”
“Defektologët dhe psikologët që janë kyçur në punë me fëmijët me nevoja të veçanta, duhet që përmes projekteve të bëhen pjesë e shkollave në Tetovë, si të punësuar të përhershëm”.
Ky është një nga qëllimet e vetëqeverisjes lokale me ndihmë të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, pasi sipas praktikave është dëshmuar se ka efekt të madh tek fëmijët, sidomos tek ata me autizëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Përmes projektit të Komunës së Tetovës dhe programit të UNDP-së për zhvillim pranë Kombeve të Bashkuara tre vite punojmë pilot projekt dhe raportet flasin se efekti është i madh. Do të insistojmë që të zyrtarizohet puna e këtyre 20 psikologëve dhe defektologëve dhe të jenë pjesë e katër shkollave si të punësuar, ndërsa ne përmes projektit të përfshijmë shkolla tjera”, deklaroi kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
Ajo theksoi se motoja e këtij projekti nga ky vit është “Ta bëjmë autizmin të flasë, të ketë zë të vetin”.
“Synimi i të gjitha shkollave është që të kenë zhvillim inkluziv fëmijëror. Duhet të paralajmëroj mbështetje serioze ndërkombëtare për fillim të Qendrës për trajtim të fëmijëve me autizëm. Trajtimi i fëmijëve me autizëm të moshës më të vogël gjithnjë e më shumë jep mundësi për trajtim më efikas të gjendjes”, tha Arifi.
Me rastin e 2 prillit – Ditës botërore kushtuar informimit dhe aktivizimit për autizëm, kryetarja e Tetovës i vizitoi shkollat “Naim Frashëri” dhe “Vëllezërit Migjeni” ku janë angazhuar një pjesë e defektologëve dhe psikologëve. Në projekt janë përfshirë edhe shkollat “Rexhep Voka” në Shipkovicë dhe “Istigball” në Tetovë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'