LAJMI I FUNDIT:

Shkoi për të punuar si ndihmëse në një familje në Arabinë Saudite, pasoi tmerri – filmoi një video ku kërkon ndihmë 25-vjeçarja nga Bangladeshi

Shkoi për të punuar si ndihmëse në një familje në Arabinë Saudite, pasoi tmerri – filmoi një video ku kërkon ndihmë 25-vjeçarja nga Bangladeshi

Një grua që ishte punësuar si ndihmëse në një shtëpi private në rrjetet sociale ka publikuar video që e ka filmuar tinëzisht, e cila me lot në sy flet për keqtrajtimin që po i bëjnë punëdhënësit.

Meidi Hasan, 25-vjeçe, në video dëgjohet duke thënë se si me çdo kusht kërkon të rikthehet në shtëpinë e saj, duke pretenduar se është sulmuar dhe ka mbetur pa bukë për më shumë se 15 ditë, transmeton Telegrafi.


Pas publikimit të videos autoritetet e Bangladeshit kanë bërë apel që shtetasja e tyre të rikthehet nga Arabia Saudite. Videoja është publikuar në Facebook me ç’rast është shpërndarë nga mijëra persona, e kjo vajzë ka akuzuar “shefat” e saj për sulm seksual, madje ka treguar duart me shenja nga dhuna e shkaktuar.

“Ndoshta nuk do të mbijetoj. Ju lutem, më shpëtoni. Më kanë mbyllur brenda një dhome për më shumë se 15 ditë dhe mezi më kanë dhënë pak ushqim gjatë asaj kohe. Mi kanë djegur duart me vaj të nxehtë dhe lidhur me litar. Më kanë dërguar në një shtëpi ku më kanë torturuar e rrahur brutalisht, dhe më pas më kanë dërguar në një shtëpi tjetër ku kanë vepruar njëjtë. Nuk besoj se do të mbijetoj. Mendoj se do të vdesë. Më kanë rrahur, ju lutem më shpëtoni, më nxirrni nga këtu”, dëgjohet ajo duke thënë derisa gjatë tërë kohës nuk mund të ndalte lotët.

E kjo deklaratë e saj ka shkaktuar protesta në qytetet e mëdha të Bangladeshit, kjo për faktin se bëhet fjalë për kushte shumë të vështira të punëtorëve.

Një organizatë joqeveritare në Bangladesh që po tenton ta rikthej në shtëpi këtë vajzë, kanë bërë të ditur se 25-vjeçarja vazhdon të jetoj te punëdhënësi në Jedah, e telefoni mobil që e kishte pasur i është marrë pas publikimit të videos.

Nga viti 1991 rreth 300 mijë femra nga Bangladeshi kanë udhëtuar jashtë vendit për të punuar. Kurse qeveria në Daka gjatë javës së kaluar i ka bërë thirrje agjencisë shtetërore që të bëjë të pamundurën që ta rikthej në shtëpi vajzën.

Në anën tjetër familjarët e saj në Bangladesh, janë duke munduar të venë kontakte me të, por deri më tani pa ndonjë sukses. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori