Shkoi në gjueti me shokët, mbeti i plagosur 31 vjeçari nga rajoni i Shkupit
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në një vikend shtëpizë në Luboten. I plagosuri është banor i fshatit Luboten dhe po trajtohet në kompleksin e klinikave universitare “Nënë Tereza” në Shkup. Nga policia thonë se po e hetojnë rastin dhe rrethanat se si ka ardhur deri te plagosja.
“Me datë 26.11.2022 në ora 19.15 në SPB Shkup, Urgjenca Mjekësore ka raportuar se në fshatin Luboten të Shkupit nga arma e zjarrit është lënduar një person, i cili me automjet është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga SPB Shkup dhe kanë konstatuar se është M.L (31) nga fshati Luboten, i cili sipas raportimit fillestar të personave që kanë qenë me të, R.A dhe M.A, kanë qënë duke gjuajtur së bashku në fshatin Luboten. Sipas raportit, i plagosuri ka mbetur i vetëm në një vikend shtëpizë dhe në një moment R.A dhe M.A kanë dëgjuar një të shtënë dhe kur kanë shkuar në shtëpizë kanë gjetur të plagosurin në dhomë me një plagë arme në bark. Rasti është duke u zbardhur”, thuhet në raportin e policisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City