LAJMI I FUNDIT:

Shkodra dhe Gashi flasin për sigurisë kibernetike të vendit

Shkodra dhe Gashi flasin për sigurisë kibernetike të vendit

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, njëherë Koordinator Kombëtar i Strategjisë për Siguri Kibernetike, takoi Kryetarin e Bordit të Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi, shkruan Telegrafi.

Në këtë takim u diskutua për të arriturat dhe sfidat më të cilat ballafaqohen institucionet e vendit sa i përket sigurisë kibernetike. Po ashtu u diskutua edhe për aktivitetet e strategjisë të cilat përfshijnë të dy institucionet, me qëllim të intensifikimit të koordinimit.


Zëvendësministri Shkodra vlerësoi domosdoshmërinë e të qenurit në hap me trendët e zhvillimit të teknologjisë. Ai shtoi se Republika e Kosovës ka bërë përparime të dukshme në fushën e sigurisë kibernetike, por duhet të bëjmë përpjekje maksimale që t’i përgjigjemi sfidave që vinë me zhvillimet e reja teknologjike. /Telegrafi/