LAJMI I FUNDIT:

Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë në Rahovec

Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë në Rahovec
Foto: Ilustrim

Dy punëtorë janë lënduar ditën e premte në Rahovec.

Siç njofton policia, ata ishin duke punuar në ndërtimin e një shtëpie kur është shkëputur vinçi dhe ka rënë në tokë.


“Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore derisa kanë qenë duke punuar në ndërtimin e një shtëpie, kur vinçi është shkëputur nga pllaka dhe ka rënë në tokë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe inspektori i punës”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 10:00./Telegrafi/