LAJMI I FUNDIT:

Shkëndija kërkon të vendoset sistemi VAR në Superligën e Maqedonisë

Shkëndija kërkon të vendoset sistemi VAR në Superligën e Maqedonisë

Shkëndija e Tetovës ka dalur “pro” idesë së Federatës së futbollit të Maqedonisë për të pasur sistem VAR në kampionat.

Kuqezinjtë kanë shprehur shqetësimet për lëshimet e mëdha në sferën e referimit në futbollin e Superligës së Maqedonisë dhe përmes një komunikate ka kërkuar që me urgjencë të vendoset sistemi VAR.

Skuadra tetovare mendon se vendosja e VAR-it do të siguronte një mjedis më transparent dhe do të ndihmonte parandalimin e gabimeve të arbitrave, duke rritur kështu besueshmërië dhe standarin e lojës.


“Ne besojmë se ky veprim do të ndihmojë në ngritjen e imazhit të futbollit dhe kërkojmë gjitha klubet të na bashkohen në këtë nismë për një lojë të pastër dhe të drejtë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Shkëndijës.

Kuqezinjtë gjysmësezonin vjeshtor në Superligën e Maqedonisë së Veriut e mbyllën në vendin e tretë në renditje, teksa ditën e djeshme i ndanë rrugët e bashkëpunimit me trajnerin Ardian Nuhiu, të cilin e morën në qershor të këtij viti./Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Liga e Kampionëve
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Premier League
Chelsea përfundon në fshehtësi transferimin prej 50 milionë eurosh, duke fituar garën me Man Utd dhe Liverpool

Chelsea përfundon në fshehtësi transferimin prej 50 milionë eurosh, duke fituar garën me Man Utd dhe Liverpool

Premier League
Kalo në kategori