LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtari serb rrezikon vendin e punës pasi mbrojti evolucionin

Shkencëtari serb rrezikon vendin e punës pasi mbrojti evolucionin

Drejtori i Qendrës Serbe për Promovimin e Shkencës rrezikon të shkarkohet nga puna për shkak të mbrojtjes së teorisë së evolucionit – që së fundmi është kritikuar nga konservatorët në Serbi.

Drejtori i Qendrës Serbe për Promovimin e Shkencës, Nemanja Djorgjeviq, rrezikon të shkarkohet pasi i kërkoi Ministrit të Arsimit t’i përgjigjej një peticioni që kërkon përjashtimin e teorisë së evolucionit të Darvinit nga shkollat.


Bordi i qendrës votoi të enjten 3-2 për të shkarkuar Djorgjeviqin sepse ai “paraqiti një pikëpamje personale si pikëpamje të Qendrës”, mbi debatin e rishqyrtimit të teorisë së Darvinit.

“Nuk pati diskutim për kualifikimet e mia apo punën time deri më tani”, tha për BIRN Djordjeviq, duke shtuar se promovimi i shkencës është pjesë e punës së tij, veçanërisht kur sulmohet nga “pseudo-shkenca”.

Një arsye tjetër e përmendur në propozimin e shkarkimit të tij është se Qendra nën drejtimin e tij nuk ka miratuar rregullat e domosdoshëm, gjë që Djorgjeviq e mohon.

Teoria e Darvinit është kthyer përsëri në qendër të debatit në Serbi, pasi më shumë se 160 intelektualë anti-ateistë – përfshirë mjekë, biologë, kimistë dhe një ish-ministër të arsimit – së fundi kanë nënshkruar një peticion ku i kërkojnë Ministrisë së Arsimit të “rishikojë” pohimet e saj dhe përdorimin e tyre në programin shkollor.

Në përgjigje të peticionit, Djordjeviq botoi një letër të hapur në gazetën Politika, ku i kërkoi ministrit Mlladen Sarçeviq të reagojë në mbrojtje të shkencës.

“Qytetarët që i besojnë tendencave pseudo-shkencore nuk pranojnë që të vaksinojnë fëmijët e tyre ndërkohë që farmacitë shesin ilaçe popullore dhe të paefektshme të reklamuara në media,” u ankua ai në letër.

Peticioni anti-Darvinist u refuzua nga autoritetet kryesore arsimore dhe shkencore të Serbisë. Sarçeviq ndërkohë tha se ministria nuk do t’i marrë parasysh pretendimet e bëra në peticion dhe shtoi se teoria e Darvinit do të vazhdojë të mësohet në shkolla.
Fati i Djordjeviq tani qëndron në duart e ministrit, i cili duhet të nënshkruajë propozimin e miratuar nga bordi drejtues në mënyrë që ai të shkarkohet.

“Kam besim të fortë se ka mjaft njerëz me integritet në Ministrinë e Arsimit dhe dyshoj se dokumenti do të nënshkruhet,” tha ai.

Ministria e Arsimit nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN se kur do të merret vendimi.

“Nëse më pyesni se cili është problemi, në të vërtetë nuk mundem ta kuptoj”, theksoi Djordjeviq, duke shtuar se mbrojtja e shkencës është një detyrim statutor i Qendrës që ai ende kryeson.

“E shoh këtë si një lloj komplimenti për Qendrën. Nëse dikush dëshiron të shkarkojë drejtorin, dhe ky është rasti, atëherë institucioni për të cilin punoj po funksionon më mirë nga çfarë e kisha menduar”, përfundoi ai. /BIRN/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori